Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish kreun e dhomës së avokatiksë së Korçës, Arben Lena. Por me gjykim të shkurtuar, Lena është dënuar me dy vite burg.
Lena ishte i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte. Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.
Sipas Prokurorisë Speciale Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Ndërkohë GJKKO ka dënuar edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, së bashku me Bledar Koziçin.
Nikolla Hafësllari është dënuar me 1 vit burg. Nikolla Jesku me gjykim të shkurtuar do të vuajë dënimin gjithashtu me 1 vit burg. Për Dajana Kodrën është pezulluar vendimi për ekzekutimi e dënimit me burg dhe do të vuajë dënimin me 2 vite shërbim prove.
Sakaq, Dritan Tabaku është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzën e moskallëzimit të krimit. Blerand Koziçi është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Artiana Koziçi me 1 vit shërbim prove.
Vendimet e GJKKO:

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Komente












Irena Gjoka gjykatesja qe denon pa prova elakuzuar qe ka falsifikuar formularet gjyqesore. Erion Cela ose ndryshe i ashtuquajturi dru me pre.
Përgjigju