Gjykata e Durrësit lë në burg Aldi Mustafën, Uran Zykën e Tahir Gjinikën, të cilët u arrestuan 2 ditë më parë pasi do të kryenin një vrasje me pagesë dhe u kapën me armë të mbushura gati për të shtënë. Në seancën e sotme që u zhvillua me dyer të mbyllura, gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri vendosi pro kërkesës së prokurorit Enkeleda Xhengo për masën 'arrest me burg'.
Mësohet se gjatë hetimit ata nuk kanë pranuar se kanë pasur ndërmend të vrisnin ndokënd. Edhe akuza e prokurores ka qenë armëmbajtje pa leje në bashkëpunim. Mësohet se Zyka ka marrë përsipër pronësinë mbi armët e kapura por kjo nuk është marrë parasysh nga prokurorja dhe gjyqtari i seancës sepse kanë qe shumë armë të kapura.
Dy nga të arrestuarit janë me precedent penal, ku Aldi Mustafa, 35 vjeç, rezulton i dënuar me 10 vite burg në Gjermani për kanosje dhe drogë dhe Uran Zyka, 40 vjeç me banim në Durrës i dënuar për kanosje.
Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që ishin urdhëruar për të vrarë. Po ashtu, ata nuk kanë folur edhe në lidhje me porositës të mundshëm. Armët e kapura në makinë, tre pistoleta dhe një mitraloz, të gjitha me plumb në fole dhe gati për qitje, janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore. Nga aty pritet të përcaktohet nëse janë përdorur ose jo më herët në ngjarje të tjera kriminale.
Gjatë arrestimit të tyre shoferi ka tentuar të largohet me makinë duke goditur dhe automjetin e uniformave blu dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion. .
Policia sekuestroi edhe municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro.


Armet e sekuestruara
I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
-
Krujë/ Eksploziv makinës së 25-vjeçarit, vetëm dëme materiale! Ja pista e hetimit: Dyshohet se ngacmoi një vajzë (EMRI)
23 Mars, 10:02
-
Sot deti nën pushtetin e erës e dallgëve, anulohet lundrimi i anijeve Vlorë- Brindizi -Vlorë e Durrës - Bari - Durrës! Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars
23 Mars, 07:52