U vunë në pranga pasi do të kryenin vrasje me pagesë, 3 të arrestuarit në Durrës ‘kyçin’ gojën, pritet hapja e laptopit

U vunë në pranga pasi do të kryenin vrasje me pagesë, 3 të arrestuarit në Durrës ‘kyçin’ gojën, pritet hapja e laptopit

Pamje nga arrestimi

DURRËS- Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që ishin urdhëruar për të vrarë. Po ashtu, ata nuk kanë folur edhe në lidhje me porositës të mundshëm. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, nga grupi hetimor thonë se pritet me interes hapja e laptopit të sekuestruar në makinë, i cili mund të ndihmoj hetuesit. Për hapjen e laptopit pritet urdhri i prokurorisë.

Armët e kapura në makinë, tre pistoleta dhe një mitraloz, të gjitha me plumb në fole dhe gati për qitje, janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore. Nga aty pritet të përcaktohet nëse janë përdorur ose jo më herët në ngjarje të tjera kriminale. Në Durrës, përgjatë muajve të parë të vitit 2021 janë kryer disa ngjarje kriminale me natyrë mafioze dhe mbetet me interes rezultati i analizës së laboratorit. Në fokus janë edhe aparatët celular të sekuestruar.

Një ditë më parë policia e Durrësit arrestoi 3 persona, dy prej të cilëve me precedentë të rrezikshëm penalë, ku sipas policisë kishin në plan që të kryenin një vrasje më pagesë. Aldi Mustafa, 35 vjeç, i dënuar me 10 vite burg në Gjermani për kanosje dhe drogë, ishte në drejtimin e një makine BMV, me dy pasagjerët,  Uran Zyka 40 vjeç me banim në Durrës i dënuar për kanosje, dhe Tahir Gjinika 33 vjeç.

Forcat e policisë u vunë në ndjekje të tyre në lagjen numër 15 në Durrës, ku me ta kuptuar, shoferi ka tentuar të largohet duke goditur dhe automjetin e uniformave blu dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion. Plani i tyre për arratisje mbeti vetëm në tentativë, pasi u bllokuan  nga makina dhe shërbime të tjera të Policisë.  

Në automjetin luksoz, efektivët gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi