Partizani-Tirana, derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, i parashikuar për të premten e 9 tetorit në orën 18:30 në Air Albania, nuk do të zhvillohet sipas programit të vendosur më parë.

Vetë FSHF e ka hequr nga kalendari i datës 9, ndërsa burime bëjne me dije se shkak është bërë klubi i Tiranës. Këta të fundit, për shkak se kanë lojtarë me kombëtaret, siç është rasti i Ilievski-t me Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që derbi të shtyhet në ditë tjetër.

Fillimisht u mendua që derbi të luhet me datë 11, ditën e dielë, por për momentin asgjë nuk është e konfirmuar. Në ditët në vijim klubet pritet të bëjnë me dije datën dhe orën se kur do të luhet Partizani-Tirana.