Shumë delegacione, duke përfshirë Ukrainën dhe disa vende perëndimore, bojkotuan fjalimin e Sergei Lavrov në Konferencën e Çarmatimit të Gjenevës mëngjesin e sotëm duke u larguar nga salla. Diplomatët u ngritën dhe u larguan nga dhoma kur u shfaq video-mesazhi i pararegjistruar i ministrit rus, në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Lavrov tha në mesazhin e tij se 'regjimi i Kievit po komploton për të zhvilluar arsenalin e tij bërthamor' dhe se ai është një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. “Ne po punojmë për të parandaluar shfaqjen e armëve bërthamore në Ukrainë”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











