ELBASAN – Shqiptarja.com sigurin dhe publikon audion e debatit në sallën e gjyqit në Gjykatën e Elbasanit, ku avokati Ulian Barjami i drejtohet me tone kërcënuese prokurorit Gjergj Ceka. Ai u arrestua një ditë më parë me akuzën e "Kanosjes për shkak të detyrës", "Kundërshtimi e goditja e gjyqtarit", dhe "Kanosja e gjyqtarit".
Përplasja u shënua dy ditë më parë gjatë seancës për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Mes të arrestuarve ishte dhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Ulian Barjami. Pas përfundimit të seancës, prokuroi bëri kallëzim në policinë e Elbasanit për kanosje, ndërsa avokati u shoqërua dhe më pas u vu në pranga.
Report TV siguron audion, ku dëgjohet avokati Barjami teksa shprehet se provat janë të rreme dhe në një moment thotë “do të merrem personalisht me prokurorin dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore” dhe se do të bëjë kallëzim pasi konstaton element të veprës penale për shkak se provat i cilëson si të manipuluara. Prokurori e ka marrë si kërcënim dhe i thotë se duhet të arrestohet, ndërsa gjyqtarja Megi Strakosha ndërhyn menjëherë duke e ndërprerë dhe duke e kritikuar për gjuhën e përdorur. Avokati përmend se kallëzimi do ishte ligjor, ndërsa gjyqtarja e paralajmëron se do ta përjashtojë nga salla e gjyqit dhe në vend të tij do të caktojë një avokat kryesisht.
Pjesë nga debati:
Avokati Ulian Barjami: Kërkesa e prokurorit për vlerësim për caktim mase bazohet në disa prova. Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin edhe me gjithë oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim...
Prokurori Gjergji Ceka: Duhet të arrestohesh...
Avokati Ulian Barjami: Do të bëj kallëzim për manipulim provash...
Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle.
Avokati Ulian Barjami: Ështe ligjore, konstatoj një vepër penale zonja gjyqtare…
Gjyqtarja Megi Strakosha: Të thashë për herë të fundit. Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të caktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.
Avokati Ulian Barjami: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme.
Lidhur me rastin, policia njoftoi sot: "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasin U. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, avokat, pasi gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ka kanosur prokurorin e çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore, për shkak të detyrës së tyre funksionale."
Dhoma Kombëtare e Avokatisë reagoi ashpër dhe e ka quajtur këtë ngjarje shumë të rëndë që cenon punën dhe lirinë e avokatit në sallën e gjyqit. Dhoma i bëri thirrje ILD, KLP dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të veprojë urgjentisht për këtë ngjarje që e quan rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit.
Sipas Dhomës së Avokatisë, avokati Barjami ka reaguar, pasi pa videon ku klienti i tij nuk shfaqej duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, sikurse pretendonte prokurori Gjergji Ceka, dhe ne këto momente ka deklaruar se do të bëjë kallëzim ndaj këtij të fundit për falsifikim provash. Sikurse bën me dije Dhoma e Avokatisë, në ato momente prokurori e ka paralajmëruar se do të arrestojë, ndërsa avokati i është përgjigjur se do ta kallëzonte për falsifikim provash.

Avokati Ulian Barjami
Dhoma e Avokatisë Vlorë ka reaguar në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjamit, pasi një debati të këtij të fundit me tone kërcënuese me prokurorin.
Sipas Dhomës së Avokatisë Vlorë, duhet që të nis menjëherë një hetim.
'Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, një ngjarje që nuk mund të konsiderohet thjesht një veprim ligjor, por një sulmi i hapur ndaj pavarësisë së avokatëve dhe drejtësisë në Shqipëri.
Ky arrestim ngre dyshime të forta për përdorimin e mekanizmave shtetërorë për të intimiduar profesionin e avokatit dhe për të dërguar një mesazh të qartë ndaj çdo avokati që guxon të mbrojë klientët e tij me rigorozitet dhe pavarësi. Avokati nuk është një qytetar i zakonshëm; ai është garant i drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore të qytetarëve, dhe sulmet ndaj tij janë sulme ndaj vetë shtetit të së drejtës.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon me urgjencë: 1. Hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm, larg çdo ndikimi politik apo administrativ.
2. Respektim të plotë të të drejtave të avokatit, siç garantohen nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.
3. Sigurimin që asnjë presion, kërcënim apo manipulim nuk do të cenojë pavarësinë e profesionit të avokatit dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje ligjore.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë bën thirrje të fuqishme: çdo tentativë për të frikësuar avokatët është sulm direkt ndaj drejtësisë dhe demokracisë. Ne, do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe do të denoncojmë çdo tentativë të shtetit për të cenuar pavarësinë e profesionit.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjamit, pasi një debati të këtij të fundit me tone kërcënuese me prokurorin.
Avokatët Penalistë shkruan se dënon akti dhe se Ulian Barjami u arrestua vetëm për faktin se i komunikoi prokurorit synimin për të bërë kallëzim penal.
Më tej, në njoftimin publik nënvizohet se arrestimi i një avokati për shkak të ushtrimit të detyrës është një akt i papranueshëm, dhe dëmton seriozisht besimin e publikut tek drejtësia.
Po ashtu në reagim, bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm të avokatit dhe hetim të plotë dhe të pavarur mbi ngjarjen.
Postimi i plotë:
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon me forcë aktin e paprecedentë të arrestimit të avokatit Ulian Bajrami gjatë ushtrimit të detyrës së tij me përfundimin e një seance gjyqësore, pas një debati gjatë gjykimit me përfaqësuesin e organit të akuzës.
Sipas informacioneve të bëra publike dhe audios së seancës gjyqësore, avokati Ulian Bajrami u arrestua vetëm për faktin se i komunikoi prokurorit synimin për të bërë kallëzim penal, pasi sipas avokatit ky i fundit kishte manipuluar provat në dëm të klientit që ai mbronte.
Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së profesionit të avokatit, duke cenuar rëndë parimin kushtetues të së drejtës për mbrojtje të pavarur dhe efektive, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Avokati, si pjesë thelbësore e sistemit të drejtësisë, nuk mund dhe nuk duhet të ndëshkohet për ushtrimin e funksionit të tij ligjor në mbrojtje të interesave të qytetarit dhe përballjen e abuzimeve të pushtetit.
Arrestimi i një avokati për shkak të ushtrimit të detyrës është një akt i papranueshëm, që dëmton seriozisht besimin e publikut tek drejtësia dhe cënon ekuilibrin e procesit të rregullt ligjor.
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon:
1. Lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të avokatit të arrestuar;
2. Hetim të plotë, të pavarur dhe transparent mbi veprimet e autoriteteve përgjegjëse;
3. Marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari që ka keqpërdorur detyrën publike për të intimiduar përfaqësuesin e mbrojtjes;
4. Garanci institucionale që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
“Ky akt është një shkelje e rëndë e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Arrestimi i një avokati për shkak se ai kërkon zbatimin e ligjit është një mesazh frikësues për të gjithë trupën e avokatëve dhe për qytetarët që kërkojnë drejtësi.
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë nuk do të heshtë dhe të lejojë që pavarësia e mbrojtjes të shndërrohet në objekt presioni apo ndëshkimi.
Komente












Ky prokuror direkt nga mbarimi i Fakultetit në 2016 ka filluar Magjistraturën të cilën e ka përfunduar në 2019, ndërkohë ligji kërkon 3 vjet eksperiencë pune. Në rastin e këtij birboje është shkelur ligji duke e pranuar ne Magjistraturë
PërgjigjuTani gjerat kane ndryshuar prokuroret, gjyqtaret jane nje kategori tjeter mbas vetingut. Po thuaj se te gjithe avokatet ishin seksere te prokuroreve dhe gjyqtareve, keshtu i mbyllnin punet. Nje pjese te mire e avokateve tani vijne nga gjyqesori te cilet u larguan nga vetingu. Ky llom duhet te ishte ne burg po jane pjese e dhomes se avokatise Shume e thjeshte
PërgjigjuShtresa me e ulet shoqerore gjykates -prokuror
PërgjigjuKjo gjyqtarja me ngjason me Herila Çelen qe ishte e anshme ne cdo gjyq dhe gjemb ne kembe nuk i hyri
PërgjigjuKa thene do merrem personalisht qe do t thote denoncim,nk i ka thene do t vras!!Kto prokuror e gjykates jane t paafte!
PërgjigjuAvokati ka thene ate qe mendon duke pare videon , dhe me sa duket prokurori muk ka prova per te pandehurin. Por qe te kerkoje nje prokuror arrestimin e avokatit , dhe per me keq gjyqtarja nuk eshte e paanashme si ia kerkon ligji , ky eshte fundi. Kjo gjyqtare se bashku me prokurorin duhet te shkarkohen menjehere nga sistemi i drejtesise per paaftesi profesionale dhe per papasterti te figures. nuk funksionon ne asnje drejtesi perendimore qe gjykatesi te behet pale me prokurorin kunder avokatit. Keta nuk kane kuptuar akoma se si funksionon drejtesia.
PërgjigjuNxjerrje nga konteksti fjalise , turp ,papjekuri gjyqtari , poshtersi prokurori, gjeni forma per te denuar jo prova te sajuara se I mbushet burgjet kot . Me teka me the te thash e arresto ,keto duhet te shohi KLP KLGJ ILD
Ti qe merr vesh nga drejtesia me thuaj ku ne çvent te botes i thote avokati i kriminelit, prokurorit, do merrem personalisht? Qe do te merret ndryshe nga sa ka mision ne baze te ligjit avokati, pra me dhunim. Qe kur qenka bere gjyqi per tu marre personalisht me prokurorin dhe jo per te trajtuar fajesine e kriminelit.
"Do te merrem personalisht" ne kete kontekst (me aq prova sa tregojne tabloitet) do te thote me fjale juridike (qe kjo dosje ka nevoje per fraksion per manipulim provash dhe nese vertetohet bie procesi)
PërgjigjuDo te merrem personalisht, thene kjo nga avokati bythec i nje horri kriminel, do te thote qe do te sigurohem qe ty te behet atentat. Burg per keto funderrina se nuk mesojne ndryshe.