REAGIMET/ Braçe revoltohet me dhunën në protestë: Një grusht politiqensh të korruptuar

REAGIMET/ Braçe revoltohet me dhunën në protestë: Një grusht politiqensh të korruptuar

Reagime të ndryshme erdhën nga përfaqësues të mazhoranës për protestën e dhunshme të opozitës të nisur pasditen e sotme, në 18:00

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Xhaçka për protestën: Qëllimi i këtij grupi dhunuesish bllokimi i rrugës drejt Europës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas protestës së opozitës, ku ka falenderuar efektivët e policisë të cilët sipas saj u përballën sot me dhunën e politikës pa ide e vizion.

"Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion. 
Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë. 

Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës.

Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!", shkruan Xhaçka.

1555178295_Momentegazi.jpg

Pamje nga protesta e sotme e opozites
Ora 22:08
Ulsi Manja sfidon hapur Bashën: Ndeshu me popullin si burrat me 30 qershor

Një reagim nga ana e mazhorancës në lidhje me protestën e opozitës ka bërë edhe deputeti i PS-së, Ulsi Manja.

Manja me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e PD-së, Lulzim Bashën  ku e sfidon të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Statsui i potë i Ulsi Manjas:

Lulzim Basha mos u end natën rrugëve të Tiranës dhe mos bëj doracakun për të goditur policinë e shtetit në krye të detyrës, por nëse ta mban hajde e ndeshu me popullin si burrat me 30 qershor tek kutia e votimit dhe fitoji zgjedhjet ! Ndërsa këto përrallat e tjera tregoja Saliut se populli si ha më !

 

Ora 21:43
Balla: Saliu, Monika dhe Luli po tentojnë që destabilizojnë vendin sepse nuk vijnë dot në pushtet

1555178295_Momentegazi.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës dhe plagosjen e efektivëve të policisë gjatë përplasjes me protestuesit. Ai thotë se opozita po tenton të bëjë gjithçka për të të destabilizuar vendin pasi janë të bindur se do të dalin humbës në zgjedhje.

"Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet. Dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme", shkruan Balla.

Ora 21:42
'Politiqentë që as e vrasin mendjen për ekonominë tuaj', Erion Braçe revoltohet me drejtuesit e protestës




Zërave të reagimeve nga radhët e mazhorancët i është shtuar edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe ka deklaruar se një grup politikanësh të korruptuar po shkatërrojnë ekonominë .

Statusi i plotë i Braçes:

GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANE, ME TE DHUNSHEM BEHEN!

Siguria Publike është  një e mirë publike; Rendi Publik eshte nje e mire publike; Drejtesia e barabarte per kedo eshte nje e mire publike;  Imazhi i vendit eshte nje e mire publike;

Eshtë ekonomia! Është ekonomia jote!

Eshte sot, duhet te jete edhe neser!

Janë të ardhurat e tua! Është puna jote!

Cenimi i sigurise publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dhunshem, nuk i ben asgje nje shumice politike, zero! Ama ekonomine tende e godet!

Mendoje pak, dy elementet kyc te ekonomise gjate vitit te fundit ishin:

Investime e huaja! Turistëst e shumtë!

Nje grusht politiqensh te korruptuar, tamam ata qe kane vjedhur duke vrare e kane vrare per tu mbrojtur, po shkaterrojne ekonomine tuaj! Ate ekonomi qe e keni ngritur vete, me mund, djerse e sakrifica, te ardhurat tuaja;

Per te tjeret, ate ekonomi qe ju jep punen e prej saj edhe te ardhurat e perditshme!

Mos i falni keta funderina qe nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit, te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji.

Jane tamam politiqente qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj, por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!

Duan para me shume, ndaj duan pushtet sa me pare! Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre. Me dhune! Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush, ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja! Kur ndodh kjo, ligji duhet te mbroj interesin publik! Ligji mbi te gjithe!


 

Ora 21:27
'Do merrni vetëm ngushëllimin e Berishës...' Spiropali ironizon protestën e opozitës

1549362594_spiropali.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillon opozita para Kuvendit.

Sipas Spiropalit, opozita është e dëshpëruar nga dëshpërimi prej humbësish dhe se nga kjo protestë nuk do të marrin asgjë tjetër përveçse ngushëllimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë!".

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • servet: 14/04/2019 09:28

    Po ti more zvkryeminister qe po e vret kaq shume mendjen per ekonomine e popullit cfar ke bere deri tani;ke rritur ekonomine per popullin apo ekonomine tende?Ju jeni te gjithe grabites(qofte djathtas apo majtas )qe vetem na keni rrenuar.Djathtas e majtas e thash kot sepse ju skeni asnje lloj bindjeje apo programi qe te beje dallim por vetem nje te perbashket"VJEDHJEN"

    Përgjigju
  • Toni: 14/04/2019 04:35

    Duke ofenduar klyshi prindit

    Përgjigju
  • Tir: 14/04/2019 01:21

    SML= Sali Monike Lulushe= SalMoneLe( salmonele) pra nje virus qe gjendet ne jashtqitjet e kafsheve ,por per shqiptaret ky "virus" eshte akoma neper kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen