'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)

TIRANË- Si në një skenë filmash, forcave elitë RENEA iu desh të hipin në tarracën e një pallati në zonën e Astirit në Tiranë dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e një apartamenti në katin e tetë.

Në terren i nxori telefonata në sallën operative të policisë e një vajze të shqetësuar me deklarimet e saj se ishte dhunuar nga disa persona, të cilët edhe kishin dashur ta vrisnin. Por kur shkuan atje, vajza u kyç brenda në banesë dhe nuk ia hapi derën policisë, çka detyroi RENEA-n të kalojnë në planin B.

Negociatorët e RENEA-s por edhe babai i vajzës, tentuan gjatë prapa derës të bindin vajzën t’i lënë të futen brenda, por pa sukses.

Kur policia hyri në banesë nga dritarja, vajza 21-vjeçare me inicialet S.Q u gjet e vetme në gjendje të rënduar psikologjike, por nga këqyrja paraprake, pa shenja të dukshme dhunë në trup, pavarësisht pretendimeve të saj. E reja po asistohet nga stafi mjekësor për të kaluar gjendjen e vështirë në të cilën u gjet.

Burime për Report Tv thonë se vajza ka qëndruar prej disa ditësh në këtë apartament te Astiri, i cili ishte marrë me qira ditore AirBNB nga i dashuri i saj.

Pronarja e banesës i tha policisë se djali kishte marrë me qira ditore edhe apartamentin e saj të dytë, përballë hyrjes ku u gjet vajza. Blutë e Tiranës ushtruan kontroll edhe në këtë banesë, ku nuk gjetën asnjë njeri, por në mesin e rrëmujës në të cilin ishte lënë apartamenti, gjetën 2 pistoleta mbi tavolinë dhe mbetje kokaine. Armët po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës.

Dyshimet e bluve janë se në të dy apartamenteve kanë qenë disa persona të cilët mund të kenë konsumuar me orë të tëra drogë dhe alkool dhe nuk përjashtohet mundësia që e reja të ketë pasur halucinacione për shkak të tyre, por gjithçka mbetet ende e mistershme, dhe dyshimet që do të faktohen ose jo vetëm pas ekspertizës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe lokalizimin e të gjithë personave që së fundmi kanë qenë brenda 2 apartamenteve. DVR me pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit, përfshirë parkingun dhe hyrje-daljet po ekzaminohen, në përpjekje për të gjetur identitetin e tyre.

Burime pranë policisë i thanë Report Tv se frika që vajza mund të merrte vendim për t’u hedhur nga dritarja, i detyroi të ndërhyjnë nga tarraca me litar në ballkon dhe dritare të apartamentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij

Policia ka identifikuar të riun që kishte marrë me qira ditore apartamentin në Astir ku u ngujua për disa orë 21-vjeçarja, i dashuri i kësaj të fundit, dhe po punon për ta lokalizuar.

I riu, në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet duke lëvizur me një automjet "Audi Q7" të zi me targa angleze, për të cilin po punohet për ta gjetur.

Të dy kishin prej disa kohësh frekuentim dhe ishin njohur në një lokal të njohur në zonën e Astirit, ku vajza punonte.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)