'Do na shemben apo do rindërtohen?!' Banorët në Kurbin presin përgjigje...teksa strehohen në kontejner

Pas tërmetit të 26 nëntorit shumë familje në fshatrat e Kurbinit, vijojnë të kenë si strehë çadrat apo kontejnerët. Në një situatë të tillë është familja 8 anëtareshe e Asllan Doçit në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Banesa e tyre u bë e pabanueshme nga tërmeti dhe që prej asaj kohe pjesëtaret e kësaj familje janë vendosur në një çadër, ndërkohë gjatë ditëve të fundit i kanë sjellë dhe kontejner.

Situata më e vështire bëhet për fëmijët e vegjël, 2 prej të cilëve janë jetim dhe për ta kujdeset gjyshi i tyre, i cili apelon për ndihmë, pasi vetë nuk ka mundësi të ndërtojë një banesë.

"Kam 3 fëmijë të djalit të vogël, 2 janë të djalit të madh që nuk jeton janë jetimë. Kam ndenjur në çadër rreth 2 javë, më pas më sollën kontejner, por vështirë me fëmijë të vegjël. Unë jam 70 vjeç, djali merr rrogë 300 mijë lekë çfarë të bëjmë ne me këto. Të bëjnë diçka për shtëpinë ose të më thonë që të futem brenda", tha Asllan Doçi.

Në fshatrat e Kurbinit janë me qindra familje në këtë situatë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, ende nuk ka një vlerësim përfundimtar për banesat e dëmtuara nëse do shemben apo rikonstruktohen.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROJA: 04/02/2020 21:47

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja