Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur këtë të premte  jugun e Italisë. Epiqendra e tij ishte në detin Tirren, ndërsa brenda më pak se gjysmë ore janë regjistruar të paktën pesë lëkundje sizmike.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali (INGV), lëkundjet nisën në orën 11:51, ndërsa më e forta u regjistrua në orën 12:19, me magnitudë 5 dhe në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet janë ndier edhe në qytetin e Palermos, në Sicili.

Lajmi në përditësim...