Do ndryshonte testamentin për 
6 mln lekë, kapet gjyqtari Hoxha

Nën akuzën për korrupsion është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e kësaj të hëne gjyqtari Ibrahim Hoxha së bashku me të birin. Ai eshte kapur ne flagrance me djalin e tij Ledion Hoxha dhe një ish-efektiv policie së Beratit, Novruz Gajda në rolin e sekserit, ka tentuar të marrë një shumë prej 6 milionë lekësh për të ndryshuar një testament.
 
Gjyqtari do ti merrte paratë një personi të identifikuar si Dritan Jazexhi për t'i ndryshuar testamentin per dy apartamente ne rrugen Ferid Xhajko që e ëma i kishte lënë të motrës Donika Lazaj. Dritani kishte paditur më parë në Gjykatën e Tiranës motrat Adela dhe Donika Lazajn për këtë akt trashëgimie dhe çështja i kishte kaluar për shqyrtim gjyqtarit Ibrahim Hoxha i cili u vu në pranga në flagrancë këtë të hënë në ambientet e një lokali në kryeqytet.
 
Denisi kishtë bërë një marrëveshje me ish efektivin NovruzGajda për t'i ndërhyrë gjyqtarit qe ky i fundit të ndryshonte çështjen në favor të tij.
 
Vendimi do të jepej nesër ndërkohë që burime për Report TV bëjnë me dije se hetimet për këtë gjyqtarë kishin muaj që kishin filluar

Më herët rreth 6-7 muaj më parë ish ministri i drejtësisë Nasip Naço kishtë kërkuar largimin e tij nga detyra. Kjo masë disiplinore pasi Hoxha ka kryer shkelje shumë të rënda procedurale, duke pezulluar ekstradimin e Paro Laçit.

Në momentin e arrestimit të kapur në flagrancë gjyqtari nuk ka bërë rezistencë dhe ka lejuar në këtë mënyrë oficerët të kryejnë veprimet e nevojshme. Ai është transportuar në ambientet e drejtorisë së Policisë së kryeqytetit ku dhe pritet të qëndrojë deri nesër në pritje të një vendimi

Policia ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në këtë çështje.


Ecuria e procesit gjyqesore për kete ceshtje
1. 03.11.2014
10:30 Kalon ne seance gjyqesore Vendim: Gjykata ne baze te nenit 158 te K.Pr.Civile, ne kushtet kur ceshtja nuk mund te zgjidhet me pajtim kalon ceshtjen ne seance gjyqesore. Seanca gjyqesore do te zhvillohet me date 26.11.2014 ora 10:00. -Pala paditese moren dijeni. -Te njoftohen e paditura Donika Lazaj dhe personi i trete Luan Lazaj. -Tirane me date 03.11.2014 ora 10:45. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

2. 26.11.2014
10:00 Shtyhet me kërkesë të të paditurit Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e te paditures Donika Lazaj per shtyrje te kesaj séance pergatitore per arsye familjare, dhe shtyn séancen pergatitore per me date 18.12.2014 ora 11:00. -Pala paditese prezent mori dijeni. -Te njoftohen te paditurit Donika Laza e Luan Lazaj. -Tirane me date 26.11.2014 ora 10:05. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

3. 18.12.2014
11:00 Shtyhet Vendim: Gjykata vendos te pranoje e pales paditese per te njoftuar edhe nje here te padituren Donika Lazaj dhe personin e trete Luan Lazaj ne adresat e reja meqenese nga fletethirrjet e derguara ne adresat e shenuara ne kerkesepadi rezulton te mos marrin dijeni rregullisht, dhe dhe per kete arsye shtyn séancen gjyqesore per me date 03.02.2015 ora 10:00. (Shtyrja behet e gjate per shkak te festave te fundvitit dhe te periudhes se mbartjeve te dosjeve gjyqesore ne cdo fillimvit). -Pala paditese prezent mori dijeni. -Te njoftohen e paditura Donika Lazaj dhe personi i trete Luan Lazaj ne adresat e reja. -Tirane me date 18.12.2014 ora 11:08. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

4. 03.02.2015
10:00 shtyhet SHENIM Seanca e datës 03.02.2015 ora 13:00 për ceshtjen civile nr.2329 Akti nuk do te zhvillohet për arsye se gjyqtari Ibrahim Hoxha, ne datat 2 - 3 Shkurt 2015, ndodhet në një Seminar pranë Shkollës së Magjistraturës, me tematikën "Dëmet, shpërblimet dhe kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit". Për këtë qëllim seanca e sotme shtyhet per me date 26.02.2015 ora 12:00. -Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. -Te njoftohen palet e tjera ndergjyqese. -Tirane më datë
03.02.2015. SEKRETARE MALVINA MALAJ

5. 26.02.2015
12:00 Shtyhet me kerkese te paditesit Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e perfaqesueses se paditesit Selami Jazexhiu per shtyrje te kesaj séance gjyqesore per arsye objektive, dhe shtyn seancen gjyqesore per me date 16.03.2015 ora 11:00. - Paditesja Lide Jazexhiu prezent mori dijeni. - Te njoftohen perfaqesuesja e paditesit Av.Merita Tabaku, e paditura Donika Lazaj dhe personi i trete Luan Lazaj. - Tirane me date 26.02.2015 ora 11:04. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

6. 16.03.2015
11:00 shtyhet Vendim: Gjykata, bazuar ne nenin 199 te K.Pr.Civile vendosi te pranoje kerkesen per zevendesim procedurial te te ndjerit paditesit Selami Jazexhiu, duke vendosur ne cilesine e paditesit trashegimtarin e tij te vetem testamentar Z.Dritan Jazexhiu. Dhe, bazuar ne nenin 125 dhe 199 te K.Pr.Civile, me qellim per te njoftuar palen e paditur dhe palen e trete per kalimin procedurial, shtyn séancen e sotme gjyqesore per me date 01.04.2015 ora 11:00. - Pala paditese prezent mori dijeni. - Te njoftohen e paditura Donika Lazaj dhe personi i trete Luan Lazaj, bashkangjiur fletethirrjes t'u komunikohet Kerkesa per kalim procedurial dhe nje Kopje e Deshmise se Trashegimise. - Tirane me date 16.03.2015 ora 11:10. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

7. 01.04.2015
11:00 shtyhet Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e perfaqeusesit te presonit te trete Luan Lazaj per t'i dhene kohe te paraqese prapesimet e tij me shkrim, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 22.04.2015 ora 10:30. - Pala paditese dhe pala e trete prezent moren dijeni. - Tirane me date 01.04.2015 ora 11:25. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

8. 22.04.2015
10:30 Shtyhet me kërkesë të të paditurit Vendim: Gjykata ne zbatim te neneve 175, 179 te K.Pr.Civile vendosi te vazhdoje gjykimin ne mungese te personit te trete Luan Lazaj ne kushtet kur rezulton te kete dijeni per daten diten dhe oren e gjykimit dhe nuk rezulton te kete paraqitur ndonje shkak te arsyeshem apo ligjor per mosparaqitjen ne gjykimin e ceshtjes. Gjykata, bazuar ne nenin 125 te K.Pr.Cicile, vendos te pranoje kerkesen e te paditures Donika Lazaj per shtyrje te kesaj séances gjyqesore per arsye shendetesore, dhe shtyn séancen gjyqesore per me date 08.05.2015 ora 12:00. - Paditesat dhe perfaqesuesja e tyre prezent moren dijeni. - Te njoftohet e paditura Donika Lazaj. - Tirane me date 22.04.2015 ora 10:35. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

9. 08.05.2015
12:00 shtyhet Vendim: Gjykata, bazuar ne nenin 125 te K.Pr.Cicile, vendos te pranoje kerkesen e perfaqesuesit te pales se paditur Donika Lazaj dhe pales se trete Luan Lazaj, per t'i dhene kohe te paraqese prova te reja ne dobi te ketij gjykimi, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 15.05.2015 ora 09:30. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Tirane me date 08.05.2015 ora 12:20. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

10. 15.05.2015
09:30 shtyhet Vendim: Gjykata, ne zbatim te nenit 125 te K.Pr.Cicile, vendos te pranoje kerkesen e perfaqesuesit te pales se paditur Donika Lazaj dhe pales se trete Luan Lazaj, per t'i dhene kohe te paraqese kerkimin e tij sipas formes se duhur shkresore e ligjore, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 15.06.2015 ora 12:00. (Shtyrja behet e gjate per shkak se gjyqtari I.Hoxha nga data 25 Maj - 31 Maj 2015 eshte planifikuar te jete i gatshem me masa sigurimi). - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Tirane me date 15.05.2015 ora 09:58. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

11. 15.06.2015
12:00 Shtyhet me kërkesë të të paditurit Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e te paditures Donika Lazaj per shtyrje te kesaj séance gjyqesore per arsye shendetesore, dhe per kete arsye dhe shtyn seancen gjyqesore per me date 03.07.2015 ora 11:30. - Pala paditese prezent mori dijeni. - Te njoftohet e paditura Donika Lazaj. - Tirane me date 15.06.2015 ora 12:05. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

12. 03.07.2015
11:30 shtyhet Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e perfaqesueses te te paditures Donika Lazaj dhe te personit te trete Luan Lazaj per t'i dhene kohe te njihet me dosjen gjyqesore dhe te mbaje qendrimin e saj rreth kerkesepadise, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 23.07.2015 ora 12:30. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Tirane me date 03.07.2015 ora 11:35. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

13. 23.07.2015
12:30 shtyhet Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e perfaqesueses te te paditures Donika Lazaj dhe personit te trete Luan Lazaj per shtyrje te kesaj seances gjyqesore per arsye shendetesore, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 14.09.2015 ora 12:30. - Pala paditese prezent mori dijeni. - Te njoftohen perfaqesuesja e pales se paditur dhe pales se trete, Av. Burbuqe Gjevori. - Tirane me date 23.07.2015 ora 11:34. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

14. 14.09.2015
12:30 Shtyhet me kërkesë të të paditurit Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e perfaqesueses te te paditures Donika Lazaj dhe personit te trete Luan Lazaj per shtyrje te kesaj seances gjyqesore per arsye shendetesore, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 07.10.2015 ora 11:30. - Pala paditese prezent mori dijeni. - Te njoftohen perfaqesuesja e pales se paditur dhe pales se trete, Av. Burbuqe Gjevori. - Tirane me date 14.09.2015 ora 12:35. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

15. 07.10.2015
11:30 shtyhet Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e paditsave Dritan Jazexhiu e Lide Jazexhiu per shtyrje te kesaj seances gjyqesore per t'ju dhene mundesi te paraqiten te perfaqesuar me avokat ne kete process gjyqesor, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 03.11.2015 ora 12:30. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Tirane me date 07.10.2015 ora 11:55. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

16. 03.11.2015
12:30 shtyhet Vendim: Gjykata, pasi degjoi kerkesen e perfaqeseses se paditsave Dritan Jazexhiu dhe Lide Jazexhiu per shtimin e ndergjyqesise duke thirrur ne cilesine te paditures shtetasen Adela Lazaj, mori dhe mendimin e perfaqesueses se pales se paditur dhe pales se trete, bazuar ne nenin 161/c te K.Pr.Civile vendos te pranoje kerkesen e saj per shtimin e ndergjyqesise duke thirrur ne cilesine e te paditures shtetasen Adela Lazaj, e bija e Luan dhe Donika, e ditelindjes 10.04.1986, lindur dhe banuese ne Tirane, me adrese Rruga "Todi Shkurti", Pall.5, Shk.1, Ap.1. Me qellim per te thirrur te padituren Adela Lazaj qe te marre pjese ne kete gjykim, seanca gjyqesore shtyhet per me date 17.11.2015 ora 13:30. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Te njoftohet e paditura Adela Lazaj. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

17. 17.11.2015
13:30 shtyhet Vendim: Duke qene se padine e disponon pala paditese, vendos te pranoje kerkesen e saj per t'i dhene kohe te beje verifikmet prane Z.GJ.C per adresen e pales se paditur Adela Lazaj, por nderkohe e njofton ate me ane te ftuesit gjyqesor, dhe per keto arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 11.12.2015 ora 11:00. - Palet ndergjyqese present moren dijeni. - Te njoftohet e paditura Adela Lazaj me fletethirrje nepermjet ftuesit te gjykates. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

18. 11.12.2015
11:00 shtyhet Gjykata vendosi te pranoje kerkesen e perfaqesueses se pales paditese per te njoftuar me shpallje publike te padituren Adela Lazaj, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 15.01.2016 ora 11:00. - Palet ndergjyqese present moren dijeni. - Te njoftohet e paditura Adela Lazaj me shpallje. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

19. 15.01.2016
11:00 shtyhet Vendim: Gjykata vendos te shtyje seancen gjyqesore per t'u paraqitur vete personalisht e paditura Donika Lazaj ne kete proces gjyqesor per te dhene shpjegimin e saj ne lidhje me kete objekt padie, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 03.02.2016 ora 13:00. - Palet ndergjyqese present moren dijeni. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

20. 03.02.2016
13:00 Padia ngelet pa veprime. Vendim: Gjykata, pasi u vu ne dijeni te kesaj kerkese, krijon binden se jemi ne rastet e parashikuara nga neni 73 te K.Pr.Civile, dhe per kete arsye vendos t'i paraqese Kryetarit te Gjykates "Kerkesen per heqjen dore nga gjykimi i kesaj kesaj ceshtje civile me me nr.545 akti, date 26.09.2014 regj", dhe per kete arsye e le kete kerkese civile pa veprime deri ne shqyrtimin nga ana e Kryetarit te Gjyaktes te kerkeses time per heqje dore nga gjykimi. Dhe deri ne shqyrtimin e kesaj kerkese nga ana e Kryetarit te kesaj Gjykate per heqjen dore nga gjykimi i kesaj ceshtje, kerkesepadia ngelet pa veprime. - Paditesat dhe perfaqesuesja e tyre present moren dijeni. - Tirane me date 03.02.2016 ora 13:10. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

21. 24.03.2016
11:30 shtyhet Vendim: Gjykata, pasi mbylli kete pjese proceduriale per pyetjen e te paditures Donika Lazaj, pranon kerkesen e kesaj te fundit per t'i dhene mundesi perfaqesueses se saj te njihet me gjithe dosjen gjyqesore dhe me pas te mbaje qendrimin e saj rreth objektit te padise., dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 05.04.2016 ora 12:30. - Palet ndergjyqese present moren dijeni. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

22. 05.04.2016
12:30 shtyhet Vendim: Gjykata, pasi mori dhe mendimin e perfaqesueses s epales paditese, vendos te pranoje kerkesen e perfaqesuesve te paleve te paditura Donika Lazaj dhe Adela Lazaj dhe personit te trete Luan Lazaj per t'ju dhene kohe te paraqesin qendrimin e tyre me shkrim rreth kerkesepadise, dhe per kete arsye shtyn seancen gjyqesore per me date 19.04.2016 ora 13:15. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

23. 19.04.2016
13:15 shtyhet Vendim: Gjykata vendos te pranoje kerkesen e perfaqesuesve te paleve ndergjyqese per t'ju dhene kohe te paraqesin konkluzionet e tyre me shkrim, dhe per kete arsye seancen gjyqesore per me date 27.04.2016 ora 14:15. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Seanca deklarohet e mbyllur. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA

24. 27.04.2016
14:15 shtyhet Vendim: Gjykata pasi degjoi konkluzionet e perfaqesuesve te paleve ndergjyqese, bazuar ne nenin 308/2 te K.Pr.Civile, vendosi te shtyje shpalljen e vendimit te arsyetuar per me date 03.05.2016 ora 09:15. - Palet ndergjyqese prezent moren dijeni. - Tirane me date 27.04.2016 ora 14:45. SEKRETARE GJYQTAR Malvina MALAJ Ibrahim HOXHA



Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot