Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të arrijnë 4 mld euro investime të huaja

TIRANE- Shqipëria do të ketë Dhomën Kombëtare të Ekonomisë ku të gjithë bizneset do të jenë të detyruara të regjistrohen. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar që u mbajt mbrëmë dhe ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama u disktua pr/ligji i ri.

“ Duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje sa më të qartë dhe sa më konkrete për çka duhet të bëjmë. Me rëndëso është diskutimi për p/ligji e ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare. Një pr/ligj i vonuar prej shumë vitesh. Duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare siç e kanë të gjitha vendet demokratike. Asgjë më shumë e as më pak. Duam të bashkojmë forcat e krijojmë një qasje sa më të qartë e konkrete për çfarë do të bëjmë ‘

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja ndërsa tregoi dhe objektivin.

“Synimi ynë është të rritemi në 2.5 – 3 – 4 miliardë euro investimet e huaja. Pa diskutim i kemi mundësitë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Standard&Poor’s” tha Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

I pranishëm në mbledhje Ministri i Financave njoftoi se javën tjetër miratohen kushtet e garancisë sovrane për fasonerinë, ku shteti del garant për 70% të vlerës së saj

 Përtej fasonerisë e cila ka pasur shumë humbje për shkak të kursit të këmbimit, ministri sqaroi se një tjetër plan masash do të bëhet publik për të rritur kredinë për gjithë ekonominë.

 “Pritet të dalim me një plan të përbashkët për nxitjen e kreditimit me qëllim që qeveria-banka e Shqipërisë-sektori bankar të mund të marrim masa për nxitjen e kreditimit”, tha Mete.

Guvernatori Sejko, teksa tha se kredia e dhënë është rritur me 10%, vuri theksin tek anëtarësimi i vendit në SEPA.

 “Për ne si Bankë Qendrore është e rëndësishme të pranohemi në SEPA, pasi kjo do të ndihmonte të gjithë tregun”, tha Guvernatori Gent Sejko.

Ndër të tjera në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar Ekonomik u diskutua edhe për rritjen e pagave në sektorin shtetërore, rishikimin e tatimit mbi rrogat, si dhe fokusi që duhet ti kushtohet kualifikimit të punonjësve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

 

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Ministri Mete theksoi faktin se ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikohet të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë.

“Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, të cilat do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 9 muaj dhe që besojmë se, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”, u shpreh Ministri.

Nga ana tjetër, Ministri vuri në dukje se sektori i industrisë përpunuese ka patur trajtim të përshpejtuar si në rastin e rimbursimit të TVSH-së, ashtu edhe sa i përket veprimeve me llogaritë e tyre. Z. Mete theksoi se në përgjithësi, në fund të vitit të kaluar, niveli i rimbursimeve të prapambetura të TVSH-së për biznesit rezultoi zero.

“Për sektorë të veçantë, po i referohem përsëri fasonit meqenëse ka qenë në vëmendje, kemi pasur diskutim të frytshëm besoj për ndërveprimin që ata kanë me fiskun, qoftë me Tatimet, qoftë me Doganat, duke marrë angazhimin që të lehtësohen dhe thjeshtohen procedurat kur vjen puna te rimbursimi i TVSH-së apo në rastet e ndërveprimit për llogaritë e tyre. Duhet theksuar se vitin e kaluar kemi zero rimbursime TVSH-je të prapambetura në të gjithë sektorët e veçanërisht në këta që janë sektorë prioritarë kur vjen puna në trajtimin fiskal të tyre”, tha Ministri.

Gjatë fjalës së tij, Ministri risolli në vëmendje rritjen e vlerësimit të Shqipërisë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s, vlerësim që certifikon momentin e mirë ekonomik të vendit, ndikon në reputacionin e tij dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare, në koston kreditimit dhe aksesin në financë, si edhe në tregun e brendshëm sa i përket kreditimit.

“Është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimeve të huaja, që praktikisht janë shifra rekord, kombinuar edhe me shifrat pozitive dhe në rritje të turizmit, japin besimin që ky trend pozitiv dhe ky konsolidim i financave publike, më tej qëndrueshmëria e këtij trendi, do të vazhdojë”, u shpreh Ministri.

Sipas Ministrit, është e rëndësishme momenti i mirë ekonomik që po kalon vendi të përkthehet në mbështetje të shtuar për sektorët e ekonomisë dhe për shtresa të caktuara, për një rritje ekonomike sa më gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, Ministri tha se rritja e mëtejshme e pagave që pritet të ndodhë së shpejti i përgjigjet pikërisht këtij synimi, ashtu si edhe lehtësitë fiskale që po diskutohen për disa nga kategoritë e të punësuarve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja