Do nxirrnin drogën nga Lazarati
me mushka, 2 autorë në kërkim

Do nxirrnin drogën nga Lazarati <br />me mushka, 2 autorë në kërkim
LAZARAT - Një operacion antidrogë i forcave të policisë së Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 76 kg marijuanë që transportoheshin nga Lazarati me mushka, ndërsa mësohet se kishte destinacion Tiranën për konsum të brendshëm.

Policia ndërkohë ka vënë në kërkim dy shtetas nga ky fshat. Operacioni antidrogë u realizua rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm, ku në kodrat midis fshatit Lazarat dhe lagjes Dunavat të Gjirokastrës, dy shtetas me dy kafshë (mushka) po transportonin lëndën narkotike.

Policia u ka bërë thirrje dy shtetasve të ndalonin, por këta te fundit duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, braktisën kafshët dhe u hodhën në përrua duke u larguar me shpejtësi drejt fshatit Lazarat.

Në vendngjarje policia zbuloi dy çanta të mëdha shpine të mbushura me pako me lëndë narkotike, gjithsej 38 pako rreth 76 kilogramë marijuanë , si dhe dy kafshë dore që po transportonin lëndën narkotike e sende të tjera personale të autorëve.

Policia thotë se ka identifikuar dy autorët të moshës 23 dhe 25 vjeç të dy banorë të Lazaratit dhe është vënë në kërkim të tyre.
(ns/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis takohet në Ankara me Erdoganin! Lideri turk: Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet

Mitsotakis takohet në Ankara me Erdoganin! Lideri turk: Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet