Do rikthehet te Portokalli?Aktori
zbulon të vërtetën në Report Tv/VD

Do rikthehet te Portokalli?Aktori<br />zbulon të vërtetën në Report Tv/VD<br /><br>
Aktori i humorit, Erion Isai, ishte sot i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, në Report Tv, ku foli për karrierën e tij. Ndër të tjera, humoristi tregoi dhe arsyet e largimit nga spektakli i humorit ‘Portokalli’, në Top Channel.

I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi nëse do të rikthehej sërish në ‘Portokalli’, aktori zbuloi për Report Tv qëndrimin e tij, duke mohuar diçka të tillë. Isa tha se nuk do të rikthehet, duke e cilësuar ‘Portokalli’-në një tren ekspres, ku të njëjtët njerëz nuk mund të bëjnë gjithmonë rrugën.

“Jo nuk do rikthehesha te Portokallia. E para se aty vijnë e ikin njerëz dhe është përjetuar si një dramë, por nuk është ashtu. Aty është si një tren ekspres, nuk mund të bëjnë të njëjtët njerëz gjithmonë rrugën. Nuk jam nga ata njerëz që mendoj se tani që ika unë ‘nami u bëftë’. Unë e quaj një proces të mbyllur, që e kam bërë punën time”, tha Isa. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike