TIRANE- Importuesit e cigareve në vendin tonë kërkojnë që akciza për këtë produkt të rritet me 10 lekë të reja, dhe jo 20 lekë sa flitet të jetë propozimi i Ministrisë së Financave.
Të ftuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ata janë ankuar edhe për pullën fiskale që po aplikohet që nga viti 2011 e cila është 10 herë më e lartë se pulla që paguan Kosova.
Aktualisht 70 lekë nga çdo paketë cigareje është akcizë, pra nëse çmimi i një pakete është 200 lekë të reja, 70 lekë të reja është akciza. Ne kërkojmë që akciza të rritet në mënyrë graduale, në mënyrë që ne të bëjmë planifikimet tona në buxhet. Domethënë ne sugjerojmë që akciza të rritet me 10 lekë të reja çdo vit, deri sa të shkohet në një kufi maksimal të vendosur dhe jo të ketë rritje drastike” - ka thënë Vilma Nushi.
Gjithashtu Nushi ka kërkuar që të për disa produkte, të cilave u vendoset pulla në mënyrë manuale në doganë, pasi prodhuese nuk pranon ta vendosë, kjo procedurë të bëhet në pjesën e doganës shqiptare dhe jo transit në porte apo aeroporte të huaja, ku shpenzimet i paguajnë përfaqësuesit shqiptarë, por paguhen punonjës të huaj.
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka deklaruar se akciza nuk duhet të rritet, pasi rritja e saj do të bënte që të lulëzonte kontrabanda e këtyre produkteve
“Unë mendoj se duhet të shkohet drejt një kufiri maksimal të akcizës, përtej së cilës ajo nuk mund të rritet pasi do të favorizonte kontrabandën e këtyre produkteve siç edhe ka ndodhur më parë. Unë mendoj se në këtë moment jemi pikërisht në kufijtë maksimal të akcizës dhe rritja e saj do të bënte që të rikthehej sërish kontrabanda, ndaj gjykoj se akciza nuk duhet rritur”, - ka thënë Genc Ruli.
Industria e cigareve në vendin tonë realizon nëj xhiro vjetore prej 300 milionë euro në vit, nga të cilat 70 përqind janë taksa që i paguhen shtetit. Distrubutorët e këtyre produkteve kanë deklaruar se ekzistojnë edhe importues paralelë, që falsifikojnë certifikatat e origjinës së mallit dhe deklarojnë çmime më të ulëta në doganë, duke i buxhetit të shtetit milona euro evazion fiskal krijuar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com