Do shiteshin për 6000 euro, sekuestrohen 2 mina me telekomandë! Në pranga 30-vjeçari në Durrës

DURRËS- 2 mina me telekomandë janë sekuestruar në Durrës, të cilat do të shiteshin për 6000 euro. Policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr.9, ka arrestuar në flagrancë Eluar Thaçin, 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.

Gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj 30-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI