Do shpërndajë parlamentin? Meta: S'bëj lëvizje boshe! Do e bëj kur të ketë një opozitë gati për qeverisje

Do shpërndajë parlamentin? Meta: S'bëj lëvizje boshe! Do e bëj kur të ketë një opozitë gati për qeverisje

1560262576_thumbnailDSC9939.jpg

Presidenti Ilir Meta i pyetur se nëse do të shpërndajë parlamentin u shpreh se nuk do të bëj 'lëvizje boshe'. Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodh deri në një kohë kur të ketë një opozitë që merr përsipër qeverisjen e vendit, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka besim te kjo opozitë aktuale. 

"Unë shpresoj që gjërat të shkojnë ndryshe. Kryetari i parlamentit është legjitim. Parlamenti ka probleme me Kushtetutën. Prap jemi në një situatë ku të mos e çojmë më tej paligjshmërinë. Nëse ka opozitë që merr përsipër drejtimin e qeverisë në të ardhmen, patjetër e shpërndaj parlamentin. Por unë lëvizje bosh nuk bëj", tha Meta, duke shtuar se nëse do të shpërndaj parlamentin do të shpërndaj edhe qeverinë, por sipas tij problem do të jetë se kush do marrë postin e kryeministri. 

“Nëse shpërndaj parlamentin, unë do shpërndaj edhe qeverinë se nuk ka sens.  Por që të shpërndaj qeverinë dhe parlamentin na duhen nja 20 burra.

E merr ti përsipër të bëhesh kryeministër (i drejtohet gazetarit Fevziut). Na duhet dikush ta marrë përsipër”, deklaroi Meta.

“Po mua s’më ka lënë mendja…”, iu përgjigj gazetari.

Nga ana tjetër, ai e ka mohuar që ka synim drejtimin e opozitës, siç është komentuar shumë për shkak të vendimeve të tij, si dhe ka mohuar krijimin e një partie të re.

"Nuk është kjo detyra ime as të luftoj qeverinë as të përkrah opozitën. Nuk përzihem më me këta aktorë, të shkojnë në parlament për t'i zgjidhur, nuk merret më presidenti me këto histori. Do kujdesem për mbarëvajtjen e demokracisë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Nga nesër takimet me Ramën, Bashën, Kim e Soreca-n me dëshmitarë e të mirë dokumentuara! Shpërndarja e parlamentit? Nuk bëj lëvizje boshe


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale