Do shtyhet 2 muaj procesi
i regjistrimit të banesave

Do shtyhet 2 muaj procesi<br />i regjistrimit të banesave
TIRANE- Qeveria shtyn për dy muaj procesin për regjistrimin e banesave dhe pasurive. Vendimi është bërë i ditur sot nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

“Ky proces i faljeve ka ecur në mënyrë të shkëlqyer, por si e kemi ne që shumë presim deri afër fundit, këto ditë ka një dyndje të jashtëzakonshme në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe është i pamundur përballimi i vëllimit, ndaj vendosëm që t’ua sjellim aktin normativ për të shtyrë deri në fund të muajit shkurt këtë proces”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së.

Sipas Berishës, deri sot, vetëm banesa janë rivlerësuar në një shumë prej rreth 700 milionë dollarë dhe kanë përfituar 14 mijë familje, ndërkohë që dyndja në zyra vazhdon.” Ky akt është i domosdoshëm, pasi edhe majft emigrantë kthehen tashmë për festa dhe kanë mundësi për të regjistruar banesat dhe pasuritë e tyre, shtoi Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar