Nuk është lajm që kryetari i Lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk janë aleatë politikë. Për ta vërtetuar këtë nuk kanë qënë të pakta akuzat që dy politikanët i kanë drejtuar shpesh njëri-tjetrin.
Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se presidentit Thaçi i ka mbetur vetëm që të martojë djalin me vajzën e Vuçiçit.
Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë djali i presidentit, Endriti, me anë të një postimi në ‘Instagram’, duke i thënë se është i gatshëm të presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet.
Mirëpo që kjo “martesë” të ndodhë sipas Endritit duhen vendosur disa kushte pasi vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar kjo edhe duke marrë parasysh se e ëma e vajzës është norvegjeze.
Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez…e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri.
Endrit Thaçi
Postimi i Endrit Thaçit
Dy liderët e politikës së Kosovës, kanë qënë gjithmonë në kahe të kundërta. Mosmarrëveshja më e fundit mes tyre lidhet me rikorrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Albin Kurti është kundër një rishikimi të mundshëm duke e quajtur një akt të tillë: tradhëti kombëtare, ndërsa presidenti Thaçi është shprehur se nuk bëhet fjalë për një rikorrigjim kufijsh por për bashkimin e Luginës së Preshevës me pjesën tjetër të Kosovës.
pune turqish te kosoves .......
PërgjigjuKjo ishte pergjigje adekuate,cfardo e sido ta quajme fashiste,raciste apo naive.Ky djalosh,qe nuk foli nga pozita,sic foli Albini, doli adekuat sic ishte fjala e Albinit.Kush e ka mizen ne kapuq??!!e qone doren te koka.
Përgjigju