Do ta vendosë hekurudha luftën në Ukrainë?

Do ta vendosë hekurudha luftën në Ukrainë?

Foto ilustruese

Në luftën në Ukrainë Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër objektet hekurudhore të vendit. Në fakt hekurudha është kthyer në një nga mjetet më të rëndësishme logjistike të Kievit dhe në një simbol të rezistencës.

1652266638_Capture.JPG

Ende shkojnë trenat e Ukrsalisnyzja. Kompania hekurudhore e Ukrainës njoftoi së fundi, se vetëm 20 trena të distancave të largëta patën vonesa deri në dymbëdhjetë orë. Gjatë dy javëve të fundit ushtria ruse ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ndaj rrjetit hekurudhor në të gjithë Ukrainën.

Të mërkurën (04.05) u dëmtua rëndë një urë hekurudhore mbi lumin Dnipro. Një natë më parë ishin goditur disa stacione hekurudhore në Ukrainën perëndimore dhe jugore. Më parë ishin shënjestruar disa stacione trenash si ai i Kramatorsk në lindje, ku në fillimin të prillit humbën jetën të paktën 50 vetë nga një sulm me bombë. Sidomos stacionet hekurudhore në provinca, centralet elektrike dhe urat hekurudhore po shënjestrohen gjithnjë e më shumë nga raketat ruse.

Rrjeti hekurudhor jetik

Ndryshimi i taktikës së rusëve ka një arsye. Në dy muajt e parë të luftës kompania hekurudhore ukrainase lulëzoi në kompaninë më të rëndësishme logjistike të vendit. Rrjeti hekurudhor në Ukrainë përfshin rreth 22.000 kilometra. Që para fillimit të luftës hekurudha ishte një nga punëdhënësit më të mëdhenj të vendit, me më shumë se 230.000 punonjës. Jo më shumë se para dhjetë vjetësh, pikërisht në kohën e Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, vendi investoi rreth 700 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, kështu që hekurudhat e Ukrainës janë relativisht moderne sot.

Vendi ka edhe një rrjet të madh rrugësh, por vetëm një pjesë e tyre, sidomos rreth qyteteve të mëdha, janë me disa korsi. Nga ana tjetër shumë rrugë janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe të papërshtatshme për transportin e mallrave të rënda.

Dhe kështu hekurudha është bërë simbol i rezistencës ukrainase. Ajo dërgon armë dhe ndihma në pjesën lindore të vendit, evakuon miliona njerëz, që ikin nga luftimet. Ndërkohë ajo po kthen gjithnjë e më shumë familje në zonat e pushtuara, që kanë qenë më parë të pushtuara nga trupat ruse. Hekurudha solli në Kiev mysafirë të rëndësishëm të shtetit, si Sekretarin e Shtetit të SHBA Blinken, Presidenten e Komisionit të BE von der Leyen dhe liderin e opozitës gjermane Friedrich Merz.

Hekurudhat po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm edhe në transportin e mallrave të eksportit. Para fillimit të luftës vendi zhvillonte më shumë se 50 për qind të importeve dhe eksporteve të tij përmes portit detar të Odesës. Por që nga fillimi i bllokadës detare ruse Ukraina po përpiqet të eksportojë gjithnjë e më shumë mallra në vendet perëndimore, si grurë, qymyr, çelik apo produkte kimike përmes hekurudhës.1652266715_Capture.JPG

Çuditërisht robust

ditërisht robust dhe i adaptueshëm në muajt e parë të luftës. Rrjeti hekurudhor është i degëzuar gjerësisht; nëse pjesë të rrjetit bombardohen, shpesh arrihet të gjenden shpejt rrugë alternative. "Në disa raste mund t`i riparojmë linjat e dëmtuara hekurudhore në vetëm disa orë", tha për NBC Oleksandr Pertsovskyi, drejtues i biznesit të trenave të pasagjerëve të Ukrsaliznytsia në fillim të kësaj jave.

Struktura e menaxhimit tani është "e sheshtë", tha shefi i tij Oleksandr Kamyshin për CNN. Përgjegjësit e linjave hekurudhore mund të marrin vendime në terren, pa marrë lejen e eprorëve të tyre. Riparimet mund të kryhen shpejt e pa burokraci. Urat e shkatërruara ose të dëmtuara nuk mund të riparohen aq shpejt, por "ne mund të vazhdojmë të operojmë me sistemin pavarësisht nga shtimi i sulmeve", thotë Pertsovskyi.

Megjithatë kjo detyrë po bëhet çdo ditë e më e vështirë: punonjësit e hekurudhave duhet të planifikojnë rrugë, që shmangin zonat tepër të rrezikshme. Oraret shpesh duhet të ndryshohen në mënyrë spontane, ato njoftohen përmes kanaleve të mediave sociale të kompanisë hekurudhore. Dhe numri i sulmeve me raketa mbi shinat hekurudhore po rritet pothuajse çdo ditë.

1652266760_Capture.JPG

Rrjeti hekurudhor i rëndësishëm për luftën – për të dyja palët

Që nga fillimi sistemi hekurudhor i Ukrainës qe në qendër të konfliktit. Rusia u përpoq të merrte shpejt nën kontroll qendrat logjistike të Ukrsaliznytsia në qytetet e mëdha si Kharkiv dhe Kiev, por dështoi nga rezistenca e ashpër e ukrainasve. Nga ana tjetër ushtria ukrainase dhe punonjësit e hekurudhave bjelloruse arritën të shkatërrojnë lidhjet hekurudhore me Rusinë dhe Bjellorusinë - shina që do të kishin qenë të rëndësishme për transportimin e formacioneve të mëdha të trupave ruse.

Sepse ushtria ruse nga pikëpamja logjistike ka qenë gjithmonë shumë e varur nga rrjeti hekurudhor. Rusia është një territor i gjerë me terren të vështirë, stepa, permafrost dhe moçale sezonale. Trupave tokësore të motorizuara të ushtrisë u nevojitet përherë rrjeti hekurudhor për të transportuar trupa, ushqim dhe karburant. "Nëse hekurudha nuk mund të përdoret, ushtria duhet të shfrytëzojë rrugën", shkruan ekspertja për Rusinë Emily Ferris e Royal United Services Institute në Londër (RUSI) në një artikull për revistën Foreign Policy. Megjithatë forcat e armatosura të Rusisë nuk kanë rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe karburant për të mbështetur ofensivën tokësore dhe për të pushtuar territore ukrainase, që ndodhen larg nga hekurudhat funksionale. "Në veri," thotë Ferris, "Rusia nuk arriti kurrë të kontrollonte asnjë nga qendrat hekurudhore në Chernihiv apo rreth Kievit dhe balta bëri, që shumë automjete ushtarake të bllokoheshin."

Synime të reja - taktikë e re

Por tani Rusia i ka ripërcaktuar qëllimet e saj të luftës dhe po përqendrohet në pushtimet në lindje dhe juglindje të vendit. Por edhe në Kharkiv ose në Ukrainën jugore ushtria ruse ose nuk i kontrollon plotësisht nyjet hekurudhore, shkruan ekspertja e RUSI Ferris, ose ato tashmë janë shkatërruar thuajse plotësisht nga luftimet. Por kjo është një nga arsyet, pse Rusia deri tani nuk ka qenë në gjendje të transportojë trupat e saj më thellë në Ukrainë dhe të pushtojë më shumë territor.

Megjithatë kjo nuk është një shenjë e mirë për rrjetin hekurudhor në pjesën tjetër të Ukrainës: për shkak të ndryshimit të synimeve të saj të luftës. Ushtria ruse nuk ka më nevojë për këto sisteme hekurudhore për avancimin e saj të mundshëm. Meqë rusët nuk kanë arritur të pushtojnë rrjetin hekurudhor të Ukrainës, ata tani duan ta shkatërrojnë atë të paktën pjesërisht, kryesisht për të ndaluar dërgesat e armëve të Perëndimit në front. Për sa kohë Ukraina do të jetë në gjendje të ruajë infrastrukturën e saj hekurudhore, ka të ngjarë të jetë një faktor vendimtar në rezultatin përfundimtar të kësaj lufte./DW

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja