Do të digjte mbeturinat, por dogji ullinj dhe binarët e hekurudhës në Rrogozhinë, arrestohet 60-vjeçari

Do të digjte mbeturinat, por dogji ullinj dhe binarët e hekurudhës në Rrogozhinë, arrestohet 60-vjeçari

KAVAJË- Gëzim Shima, 60-vjeç është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet se i ka vënë flakën disa mbeturinave e për pasojë zjarri ka dalë nga kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe të madhe me ullinj si dhe binarët e trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

60-vjeçari banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.  

Policia apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës