Do të duket si ish-e dashura e Kristit? Keisi Medini habit me veprimin e fundit

Do të duket si ish-e dashura e Kristit? Keisi Medini habit me veprimin e fundit

Zaza,Krist Aliaj dhe Keisi Medini

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Keisi Medini është komentuar vazhdimisht në lidhje me romancën që ajo dhe Kristi nisën brenda shtëpisë dhe që papritur vendosi ta mbyllte po aty.

Keisi Medini dhe Krist Aliaj për një periudhë të shkurtër kohe në Big Brother nisën një romancë, e cila përfundoi shumë shpejt.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka surprizuar ndjekësit, pasi ka bërë një ndryshim të papritur në ‘look-un’ e saj dhe të gjithë mendojnë se ish-banorja këtë e ka bërë duke u inspiruar nga ish e dashura e Kristit.

Kjo për shkak se një gjë e tillë është përmendur edhe nga vetë Keisi së fundmi, ku pas daljes nga shtëpia është shprehur se Kristi i kishte kërkuar që t’i priste flokët në një model të shkurtër.Me daljen e saj ajo kuptoi se këtë model flokësh kishte edhe ish- e dashura e tij, Zaza, e cila edhe është përmendur shumë gjatë kësaj historie.

Ndjekësit kanë komentuar në rrjet se më këtë veprim ajo jo vetëm ka treguar se po bën diçka që Kristi i ka kërkuar, por po mundohet të duket si ish-e dashura e Kristit.

Keisi gjithashtu ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”, për të cilën të shumta kanë qenë aludimet se mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”.

 

15/2
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta