28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua dje në syrin e majtë gjatë protestës së dhunshme, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit.
Burime për Report Tv thonë se i riu pritet të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit. Vishkulli pritet se gjatë pasdites të transportohet në Romë te Italisë, për një tjetër operacion. Këtë e konfirmoi edhe Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, në një deklaratë për mediat.
“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali", tha mes të tjerash Mema.
Ndërkohë burime nga bluzat e bardha shtuan se ka shumë punë përpara deri në rikuperimin e gjendjes dhe aktualisht nuk mund të thuhet a e ka humbur shikimin në njërin sy, sepse duhet pritur 48-orë nga ndërhyrja e parë.
I riu Vishkulli dyshohet se u plagos gjatë protestës me plumb gome të gjuajtur nga efektivët e Policisë, por kjo gjë ende nuk është e konfirmuar, ndërkohë që hetimet vijojnë. Pas dëmtimit në Sheshin Skënderbej, Vishkulli u dërgua në Spitalin e Traumës me automjetin e Report TV.
Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme, do të dërgohet në Itali, për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.
Ndërhyrja e dytë do të bëhet për heqjen e trupit të huaj nga syri (që dyshohet të jetë plumb gome i goditur nga Policia). Mema tha gjithashtu se pas operacionit të dytë, do të mund të ketë të dhëna nëse të riut i ka humbur plotësisht shikimi në syrin e majtë, ose jo.
“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot. Jemi në bashkëpunim me mjekët atje sesi do të kryhet ndërhyrja e dytë dhe si do të jetë vijimësia në të ardhmen. Përsa i kërket shikimit, është në të gjithë protokollet ndërkombëtare, kryhet ndërhyrja e parë dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar. Kjo do duket në ditët në vijim”, tha mes të tjerash Mema.
-
Kjo ashte demokracia ha ha ha Lavdi PPSH
Përgjigju -
Te shkoje prap mbrapa Stresit se jane studente si stresi nga 40 vjec apo 50 vjec, ti shkoje mbrapa edhe plakut mere te mbroje pasurit e ktyre hajduteve si te majte e te djathte,Shikoni se po behen protesta edhe ne Milano per nuk u djeg e shkaterru asgje ,sepse policia e ushtria doli dhe nuk i la te ishin te maskume i shoqeruan ne polici kush ishte i maskum kurse ne tirane dalin nje grup vajzash qe ju fuket sikur po bejne dicka te bukur duke mbulu kto te maskuarit,
Përgjigju






Komente
Komento