Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni live në ABC-në amerikane, ku dy nga prezantueset në ABC në emisionin The View rezultuan pozitivë për COVID-19 dhe iu desh të largoheshin nga programi në mes të shfaqjes.

Dy spikeret e emisionit “The View” u urdhëruan nga regjia të largoheshin menjëherë nga studioja, pasi rezultuan pozitive me COVID-19, por kohë në të cilën Ana Navaro dhe Sunny Hostin do të intervistonin zv.presidenten amerikane Kamala Harris.

Të dy spikeret ishin të vaksinuara më parë, por që kjo situatë tregoi edhe njëherë se në situata të tilla të gjithë jemi vulnerabël.