Objektivi është që spitali rajonal i Fierit të jetë gati brenda 3 muajve dhe për realizimin e këtij angazhimi nga Qeveria turke po punohet me tre turne.  Ka qenë Kryemininitri Rama, i cili sot ka publikuar pamje nga puna e realizuar deri tani, 21 ditë pas nisjes në këtë kantier.

“Mirëmëngjes, dhe me 21 ditët e punës në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i premtoi në 7 janar 2021 më parë kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara ndërtimin e spitalit brenda datës 25 prill 2021. Dy ditë më vonë, kryeministri Edi Rama piketoi një vend strategjik për ndërtimin e spitalit, ndërsa u kërkoi të nisnin menjëherë kontaktet me pronarët e tokës, për të nisur procedurat e shpronësimit.

Disa ditë më vonë qeveria dërgoi një akt normativ në Kuvend, i cili u shqyrtua dhe u miratua nga komisionet parlamentare, dhe më pas edhe në seancë parlamentare.

Spitali i Fierit është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Punimet në spitalin e Fierit, ngrihen konstruksionet metalike

Për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit puna vijon me ritme të shpejta ku ka nisur ngritja e konstruksioneve metalike, që përbëjnë bazën kryesore  të ngritjes së objektit të spitalit. Në kantierin e ndërtimit po punohet me tre turne nga specialistët tuk dhe ata shqiptar.

Gjithashtu  mjetet e rënda kanë nisur punën në një tjetër parcelë duke punuar me shtrimin e saj. Qeveria turke ka premtuar se ky spital do të ngrihet brenda 3 muajve dhe është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia.