Spitali i Fierit nga Turqi/ Pronarët: S’japim tokën e kemi burim jetese! Rama: S’diskutohet! Shpronësim sipas ligjit, me familjet marrëveshje (VIDEO)

FIER- 12 familje që preken nga projekti për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit nga qeveria turke kanë dalë kundër, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut. Ato janë shprehur se janë kërcënuar nga kryetari aktual i Bashkisë, Armando Subashi, sipas të cilëve u ka thënë se pavarësisht këtyre kundërshtimeve “do ia marrin tokën me forcë, pasi kanë shumicën e parlamentit”. Për mediat, banorët shprehen se ajo tokë është e vetmja mënyrë jetese për ta.

“Duan të na i marrin me forcë, nuk dua t’ia di fare se s’kam asnjë të ardhur. Do na nxjerrin jashtë, unë nuk kam të ardhur atë tjera. E mbjell, korra misrin, kam jonxhën. Unë di këtë që do më marrin tokën, nuk di çmime. Ne nuk duam ta japim tokën se vetëm te ajo kemi shpresat për t’u ushtruar, nuk dua dëmshpërblim, dua tokën që të ushqehem, Do e kundërshtoj deri në fund”, shprehet një banor.

“Kryetari i Bashkisë na ka organizuar një dëgjesë me pronarët e tokës që prezuposohet që do jetë hapësira ku do ndërtohet spitali, nuk ka përmendur një shifër fikse, por na ka thënë  se 99.9% është vlera e referencës 2.3-3.3 milion për dynim. Ne, pronarët janë pronar bujqës që kemi mënyrë jetese për pronarët. Ia kemi bërë me dije se toka në njafë është mjeti bazë i jetesës. Duke ndeshur me kundërshtimin e pronarëve aktual kryetari na ka intimiduar duke thënë se “doni apo nuk doni ju, toka do merret me forcë se ne përbëjmë shumicën e parlamentit, pra ne e marrim me VKM”. Ne themi se nuk mund të sheshim tokë, është bukë gojë për çdo pronar. Asnjë pronar nuk është i punësuar, pra mjeti kryesor i jetesës është kjo tokë. Kryetari na ka thënë nëse has kundërshtimin tonë na ka thënë se maksimumi do shtyhet projekti me një muaj, por toka do të merret me forcë. Dëgjesa është realizuar ditën e diel. Ne kërkojmë që projekti të zhvendoset në dy opsionet e tjera. Janë 10 familje duke përfshirë dhe trashëgimtarët e tjerë”, thotë një tjetër.

“Të bëhet spitali, unë jam demokrat si familje, të bëhet spitali, por të na japë vlerën. Nuk na është dhënë vlera akoma”, shprehet një tjetër.

Pas kësaj kundërshtie ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili tha në konferencë për mediat se pronarët do të shpronësohen në bazë të një marrëveshje që do të nënshkruajnë me qeverinë, dhe se ndërtimi i spitalit nuk është diskutim por vendim.

1610361776_banoret.JPG 

Pankartat e pronarëve të tokës në Fier

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Banorët e Fierit në protestë/ Rama: Spitali do të bëhet! Shpronësimet sipas ligjit! U kemi propozuar një marrëveshje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën duke thënë se spitali do të bëhet dhe se shpronësimi do të bëhet sipas ligjit të shpronësimeve. Rama flet se u është propozuar banorëve edhe një marrëveshje tjetër, që në tokat që nuk do i merret nga shteti, mund të bëjnë njësi shërbimi.

“Në zonën ku do të ndërtohet spitali janë 12 familje. Spitali do të jetë publik, jo privat, do të jetë një spital i sistemin tonë shëndetësor, do jetë një spital ku Turqia do të kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por edhe transferimin e tek dhe të dijes dhe për një periudhe kohë do të administrohet dhe do të drejtohet në pavijonet e veta nga specialistë turq, do të punësohen në këtë spital mjekë dhe infermierë shqiptar që në një periudhë kohe do të punojnë nën drejtimin e specialistëve turq dhe në fund të këtij tranzicionit në bazë të eksperiencën do të marrin dhe drejtimin e spitalit. Është publik që nga dita e parë, si të gjithë spitalet e tjera. Që do të thotë që për të ndërtuar një spital shteti ka të drejtë të vendin ku dhe të drejtën për të bërë shpronësim për interes publik, protestat nuk funksionojnë, kur nuk kanë bazë të drejtën e sanksionuar në ligj, ndërkohë që u them atyre atë që i ka thënë Subashi, janë informuar që kjo gjë nuk është për diskutim, por për zbatim, por duke qenë se koha e procedurave të shpronësimit merr një pjesë të mirë të kohës, iu është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje dhe do të shpronësohen sipas ligjit në fuqi dhe iu kemi thënë që në atë territor ku do të ndërtohet spitali, çdo pjesë që iu takon atyre dhe nuk i shpronësohet jemi gati t’u japin mundësinë që të ngrenë njësi shërbimi që do i shërbejnë edhe spitalit për njerëzit që vijnë dhe ikin, do ketë shumë kërkesa dhe kjo është për pronarët. Madje për shkak se iu është kërkuar kjo marrëveshje iu është thënë që por çdo ditë vonesë, me shkrim qeveria do të pranojë të paguajë dëmshpërblim. Pra që nga dita që i kemi thënë do shpronësohemi ne do të paguajmë.  Ne e kemi premtuar spitalin e Fierit, por asnjëherë nuk na ka dalë llogaria sepse konsideron një investim të konsiderueshëm. Kemi diskutuar disa skema. Por lajm po kaq i mirë është hapja në Tiranë e një degë ku studentët shqiptarë do të jenë në Shqipëri dhe do të studiojnë në Universitetin e Teknologjisë së Stambollit. Faktikisht prej disa vitesh më të mirët atje janë shqiptarët. Ndërkohë që duke e pasur universitetin këtu do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme. Ky është një tjetër lajm shumë i mirë. Është diçka që do të materializohet shumë shpejt. Do të jetë në Tiranë Universiteti Teknologjik i Stambollit”, tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/01/2021 00:34

    Nuk e di si eshte gjendja aktuale e spitalit te Fierit,por nuk do ishte me mire qe te prishnin te vjetrin,dhe ne te njejtin vend te ndertonin te riun ?! Menyra e pergjigjes te A.Subashit eshte teper e ulet e vulgare.Sa per sqarim keta fermere,mund ta hedhin ceshtjen ne Stasburg dhe pastaj s'ka VKM ne bote qe t'ua marre!Sa per /TIRONA/,vertet qe konkurenca eshte e ashper,vertet qe shumica e fermereve nuk e kane idene e menaxhimit e menyrave moderne te tregetise,vertet qe lodhen e punojne gjithe diten,ne nje pune te mundimshme qe u rrezikon me shume humbje,se fitim per 1000 arsye,por ama me mire te vuash ,te punosh,te humbesh,te fitosh ne token tende,te jesh zot i saj e i biznesit tend,sesa te besh ato pune qe ju numeroni me poshte,qe nuk te paguhen tamam,qe nuk i ke te sigurta dhe me e keqja humb lirine personale,duhet te marresh urdhera e te durosh te tjeret dhe humb TOKEN,qe eshte pasuria me me vlere ne bote.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/01/2021 16:09

    Si do te ishte me mire per keto fshatare qe kane mare token me ate ligjin e famshem qe shkaterroi Shqiperine , te punonin gjithe diten , duke mbjellur dhe prashitur token dhe pastaj prodhimet ti hudhnin ne kanale dhe ne mes te rruges sepse konkurenca do ti mbyshte apo te punesoheshin si guzhinjera, ndihmesh guzhinjera, shofera, pastruese, apo pune te tjera qe afron ky Spital........

    Përgjigju
  • Shqip: 11/01/2021 12:27

    Nuk do ishte mire o shkrues lajmesh qe te shkruash ne Shqip fjalen intimiduar? Nuk mund t'i lejohet kesaj gazete seroze te mbaj ne pune delirant qe perdorin fjale qe nuk i perkasin gjuhes Shqipe.

    Përgjigju
    • life: 11/01/2021 19:14

      SHQIP ma perkthe ne shqip te lutem cfar kuptohet fjala DELIRANT ?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!