Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës, ku foli edhe për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Rama një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se do të hidhen 2 miliardë euro për transforimin e Portit të Durrësit.
‘Së pari dëshiroj që të shpreh bindjen time që Durrësi duhet të çlirohet nga gjitha ai aktivitet intensiv ngarkim shkarkimesh të mallrave në zemër të tij. Është një port 2400 vjeçar të cilit sot për arsye që janë mëse të qarta, ndërkohë që Durrësi e ka perspektivën të lidhur me turizimin, i cili në Durrës padiskutim ka të ardhme, pasi qyteti ka hapësira të rëndësishme rekraetive për pushuesit.
Nuk mundet që mu në zemrën e vet të ketë një port i cili është i tejkaluar nga vetë koha. Nëse porti i mallrave nuk mund të jetë në zemër të qytetit është pamundur të mendohet Durrësi pa portin e mallrave. Zemra e qytetit çlirohet nga gjithë ai aktivitet. Të hap me patjetër perspektivën, jo vetëm për zhvillimin, por rritjen e mëtejshme të këtij kapaciteti. Sot ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave në Durrës si një perspektivë të rritur me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve. Por njëkohësisht për ta pasur të lidhur edhe me aktivitetin ekonomik. Ne kemi punuar për disa vite me këtë ide.
Kemi pasur disa tentativa për të filluar me zonën industriale, zonën ekonomike që në fakt do të lidhet me portin e ri të mallrave në Durrës. Këto nuk janë finalizuar ende, por nuk është nevoja që ti shtjellojmë këtu sot. Kemi dalë në tregun ndërkombëtar me një ofertë për transformimin e këtij territori.
Ka qenë një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot në sensin e imazhit dhe sigurisë tek kompanitë e mëdha dhe pamundësisë për kompanitë serioze. Por sot jemi në kushte të tjera. Nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Nuk mund të imagjinohej që një komani e këtyre përmasave të vijë dhe të shprehte interes për të transformuar Portin e Durrësit para 7 vitesh.
Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit, komplet marinë as nuk mund të imagjinohej. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për investimin, për të cilin flasim, deri para pak vitesh nuk gjendeshin.’- tha Rama.
Lajmi kryesor: