'Do të jetë qyteti i ëndrrave', Veliaj me Ballukun në Kombinat flasin për procesin e rindërtimit: Në lagjen e projektuar nga Marco Casamonti edhe një xhami e re

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku fushatën e saj për zgjedhjet e 25 Prillit po e zhvillon në Kombinat, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, gjatë një takimi prezantues të saj me banorët e Njësisë 6 u shpreh se edhe pse ka një prej portofoleve më të vështira në kabinetin qeverisës, Belinda po përballet edhe me një prej zonave më sfiduese, sa i takon procesit të rindërtimit.

“Jam shumë krenar për Belindën dhe besoj që kemi sjellë gocën tonë më të mirë në Kombinat, sepse është edhe puna më e vështirë. Është dhe sfida më e madhe. Ka një nga portofolet më të vështira në qeverinë tonë, do të duhet të përballet me sfida që nuk janë të lehta, por nëse nuk do e besoja nuk do e thoja, kemi njeriun më të mirë për sfidën më të madhe në të gjithë territorin e Tiranës, që është zona e Kombinatit,” tha Veliaj.

Balluku ka shpjeguar banorët se si do të jetë lagjja e re e projektuar në Programin e Rindërtimit, e cila do të marrë emrin “Kombinart”. “Këtë lagje e ka projektuar Marco Casamonti, një nga arkitektët më të njohur në botë, i cili ka bërë dhe dizajnin e stadiumit “Qemal Stafa” dhe të Aeroportit të Vlorës. Do jetë qyteti i ëndrrave, por mbi të gjitha ai do jetë streha më e re dhe më moderne e familjeve të cilat kanë humbur shtëpitë nga tërmeti,” tha Balluku, duke veçuar faktin ende jo shumë njohur të ngritjes edhe të dy objekteve të reja të kultit. “Kemi menduar edhe për një xhami të re në lagjen e Kombinatit. E kemi diskutuar edhe më gjerë me komunitetin mysliman dhe është përfshirë brenda projektit të Casamontit. Në ditët në vazhdim edhe vetë imamët këtu në Kombinat do kenë mundësi që ta bëjnë publike këtë vepër,” tha ajo.

Ministrja i është përgjigjur edhe një prej shqetësimeve të ngritura shpesh sa i takon ndërtimeve të reja, të cilat banorët kanë kërkuar që të jenë në po ato pozicione ku po shemben pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

“Është një debat i nxitur edhe nga politika. Arsyeja pse po spostohemi me ndërtimet e reja është se disa pallate ndodhen në një formacion gjeologjik të paqëndrueshëm dhe këtë duhet ta kuptojmë pasi është shumë e rëndësishme. Nëse nuk po ndërtojmë në të njëjtat pozicione pallate në Kombinat, por kemi vendosur që të zhvillojmë këtë polin e ri të “Kombinart” është për shkak se ato pozicione kanë një reliev gjeologjik të paqëndrueshëm,” shpjegoi Balluku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
“Kanë marrë konsulentë, por janë po ata ujqër të vjetër”, Veliaj për Bashën: Po të ndajnë “për së gjalli” nga Saliu dhe Monika

Nga Njësia 5, ku ishte i shoqëruar nga kandidati i PS-së për deputet për Qarkun Tiranë, Pandeli Majko, drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Tiranës Erion Veliaj, ka ironizuar strategjinë e fushatës së PD, duke e quajtur hipokrizi atë që i serviret publikut si risi nga kreu demokrat Lulzim Basha, kur e vërteta është se asgjë nuk ka ndryshuar nga partia 30-vjeçare e cila vijon të drejtohet nga Sali Berisha. 

“Kanë marrë konsulentë të rinj, por janë po ata. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Janë po ata që hidhnin në erë shtyllat e tensionit. Janë po ata të ’97. Janë po ata që thonin ““Sudja” dhe “Xhaferri” janë si bankat zvicerane”. Janë po ata që zaptuan Lanën dhe Parkun “Rinia”. Janë po ata që vranë njerëz në 21 Janar. Janë po ata që hodhën në erë njerëz në Gërdec. Është e njëjta listë me Fatmir Mediun. Është e njëjta listë me Shpëtim Idrizin. Është e njëjta listë me Dulen. Është e njëjta listë me Dash Shehin. Është e njëjta listë me Sali Berishën, që këtë vit kalon moshën e Enverit. Këshilltarët i thonë mos dil kurrë me Saliun, madje duhet ta heqim edhe nga ekranet këto 2 javë dhe pastaj do jetë prapë Saliu ai që do vendosë çfarë do ndodhë me atë parti, pasi t’i humbasë zgjedhjet për herë të 5-të. I mundëm në 2013-ën, 2015-ën, 2017-ën, 2021-shin. Miqtë e mi, kanë ndërruar gunën. Janë po ata,” tha Veliaj. 

Ai nuk la pa përmendur edhe marrëdhënien e komplikuar të Bashës me Kryemadhin, që imponohet prej faktit se ka një urrejtje të madhe të qytetarëve edhe ndaj dy drejtuesve të vërtetë të LSI.

“Këshilltarët i kanë thënë, “s’duhet të dalësh me Monika Kryemadhin”! “Po çfarë të bëj, – thotë ai, – si të mos dal me Monikën?! Unë isha te Plaza, bëmë koalicion...” “E di, por, ja, na del nga të gjitha sondazhet që është dramë. Saliun e urrejnë. Ilirin e urrejnë. Monikën e urrejnë. Ti thjesht s’duhet t’u kujtosh njerëzve Bashkinë e Tiranës dhe s’duhet të dalësh me Monikën”! E patë që LSI-ja s’pati hapje të fushatës, se ishin përgatitur të shkonin në shesh dhe pastaj e anuluan? Imagjino, i vjen turp nga aleatët!”- u shpreh Veliaj.

Duke iu referuar dhe një prej spoteve të fushatës elektorale të PD, kreu i Bashkisë së Tiranës i ka kërkuar Lulzim Bashës që përpara se t’u kërkojë shqiptarëve të mos largohen, të bindë bashkëshorten e tij të bëhet shqiptare dhe t’i japë votën.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit