Do të lëvizësh në Europë në 2024? Ja formulari ETIAS që duhet të plotësoni!

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte avokatja Anxhela Lami, e cila foli për formularin ETIAS që duhet të plotësojë çdo person që do udhëtojë në zonën Shengen nga janari 2024.

“ETIAS është sistemi europian i udhëtimit në bazë të informacionit paraprak dhe autorizimit, pra një formular që plotësohet paraprakisht përpara se të udhëtojmë në një vend të Bashkimit Europian, pra është një sistem autorizimi” e nis kështu intervistën avokatja, duke shtuar se çdo qytetar që do udhëtojë nga kjo periudhë, duhet të japë të dhënat personale dhe sigurisht të vërteta.

”Ky sistem do të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve të rregullt dhe do të pengojë lëvizjen e personave problematik me ligjin” shtoi avokatja në studio.

”Gati 97 përqind e udhëtarëve janë shumë të rregullt, pra nuk do të ketë asnjë problem për ta, ndërsa për të tjerët po, pasi do u ndalohet hyrja” theksoi ajo. Sipas avokates, do të lehtësohet shumë procedura e vulave apo e radhëve për personat që janë të rregullt në udhëtim dhe kjo gjë do të ulë ndjeshëm burakracitë e pritjeve në aeroporte.

”Të gjithë udhëtarët do të japin të dhëna personale me numër pasaporte, vendi ku do shkojnë, nëse ndonjëherë kanë shkelur ndonjë rregull udhëtimi dhe pastaj sistemi jep aprovimin brenda ditës” vijoi avokatja, duke theksuar se nuk ka vend për panik për udhëtarët e rregullt.  

“Të gjithë personat që do të plotësojnë formularin, do të bëjnë një pagesë prej 7 euro që është e detyrueshme per të gjithë” shtoi ajo.

Formulari nuk do të jetë i nevojshëm për moshat mbi 70 vjeç dhe nën 18 vjec, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të aplikojë me anë të formularit, ndërsa ata që harrojnë të plotësojnë formularin nuk do lejohen të futen në vendin ku duan të shkojnë. Në fund të bisedës avokatja tha se derisa të mësohemi me këtë formular do të ketë disa problematika, por që në thelb lëvizja do të jetë shumë e kontrolluar dhe e sigurt për të gjithë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Afrim: 01/10/2023 06:55

    Nga maj 2025

    Përgjigju
  • Koha e shtyrjes: 30/09/2023 03:08

    Në 2025 ose 2026 eshte shtyre Kjo rrumpalla e ETIASx. Do futet Western ballkan në EU , Bulgaria dhe Romania në shengen dhe pastaj kismet e bejne aktive!

    Përgjigju
  • Adrian: 29/09/2023 15:36

    Ku i gjeni keto avokate,pash zotin?

    Përgjigju
  • Ben: 29/09/2023 15:35

    Ky formular eshte shtyre perseri per te hyre ne veprim,eshte lene per vitin 2025,por date fikse akoma nuk eshte caktuar.Keshtu qe ja fut kot ajo zonjusha qe fillon me 2024.

    Përgjigju
    • Eljona: 30/09/2023 07:02

      Me fal te lutem ku mund ta gjej kete informacionin?

    • Mari: 29/09/2023 17:50

      Kjo eshte e keqja ne kete vend qe "eskpertet" jane me tap topi se njerezit e thjeshte..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja