Ish Kryekomunari i Bërzhitës Genci Drita kërkon lirinë nga burgu për shkaqe shëndetësore, por nuk bindet gjykata dhe cakton tre ekspertë për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore në qeli.

Burime për ReportTv bënë me dije se Drita ka paraqitur një raport mjekësor  ku pretendon se është me sëmundje të rëndë në rrugët respiratore dhe aparatin e frymëmarrjes.

Por përpara dhënies së një vendimi nëse do të lirohet apo jo Drita për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, gjykata është në përsëritje të ekspertizës.

Admir Sinamati, Zija Ismaili dhe Fatos Sinani janë tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët më 6 qershor do të depozitojnë raportin nëse vërtet Drita vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)