Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar për herë të parë projektin e ri ku do të kalojë segmenti alternativ që do të ndërtohet pas shembjes dramatike të rrugës Librazhd-Pogradec.
Në videon e ARRSH me vijë jeshile mund të shihni se si do të ndërtohet segmenti 1.3 km përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, që do të rikthejë qarkullimin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.
Tre ndër masat kryesore të Këshillit Teknik të ARRSH të datës 23 shkurt ishin: devijimi i rrjedhës së lumit që mos të godiste më hekurudhën; demontimi i urës së dëmtuar; dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës së rrëshqitur deri në krijimin e një skarpate natyrale që do të mundësojë ndërhyrjen me mjetet e shpimit.
Gjithashtu, është vendosur të vijojnë investigimet dhe studimet e thelluara gjeologjike për të parë çfarë ndodh me nëntokën.
Për të kuptuar çfarë ndodhi në Dragostunjë, në segmentin e koridorit të VIII Librazhd–Prrenjas, ARRSH simuloi planin e rrëshqitjes përmes një video.
Studimet e njëpasnjëshme dhe pamjet e marra nga ajri çdo ditë vërtetuan që rrëshkitja nisi nga poshtë, siç shihet në video, ndërkohë që në prerje tërthore sipas fotos në material.
Komente










Po pyes kur do mbaroje se duhet sa me shpejt flm pmk
PërgjigjuSa gati e paskan pas ??? Thu se e dishin që do shemej megjith urë....shnet shnet ..
Përgjigju