Ish -kreu i ARRSH, Ervis Berberi dhe 20 të pandehurit e tjerë të akuzuar për abuzimet me tendera, kërkuan gjykim të shkurtuar në seancën e parë në themel. I vetmi i akuzuar që kërkoi ndarjen e çështjes dhe gjykimin normal të saj përmes avokatit të tij, është biznesmeni Valter Begaj.
22 të pandehurit për dosjen e ‘ARRSH” akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh.
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, sipas SPAK dyshohet se është përshirë në raste korruptive në 8 tendera me vlerë rreth 15 milionë euro.
Berberi ishte pronar faktik i kompanisë “DAAM shpk, së cilës i kishte dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.
Arrestimi i Berberit dhe sekuestrimi i celularit të tij prodhoi për SPAK edhe hetime të tjera, mes tyre edhe atë të ndaj zvkryeministres Belinda Balluku e marrë e pandehur per shkeje barazisë në tendera si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, edhe ky në gjykim për të njëjtën akuzë .
Seancën e radhës u la më 12 mars, ku pritet të vendoset për kërkesat e të pandehurve.
Komente












