'Do të ndërtoni një mur të lartë ndaj një personi', zbuloni parashkimin e yjeve për ditën e sotme

'Do të ndërtoni një mur të lartë ndaj një personi', zbuloni parashkimin e yjeve për ditën e sotme

DASHI

Mos u tregoni impulsive sot ju te dashuruarit sepse kjo gjë mund te sjelle pasoja te renda për te ardhmen. Mundohuni te ruani qëndrueshmërinë dhe te mendoheni gjate para se te veproni. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe nuk do kenë aspak kohe te mendojnë për dashurinë. Çështjet financiare nuk do jene ne atë gjendje qe ju keni shpresuar kështu qe bëni kujdes.

DEMI

Gjerat mes jush dhe partnerit do ecin mjaft mire sot. Komunikimi dhe toleranca janë pikat tuaja me te forta te cilat kane bere qe situata te mbetet e qëndrueshme. Beqareve do ju rrahe zemra me fort se asnjëherë me pare, por do druajte te hedhin menjëherë hapa. Për financat ka për te qene një dite e trazuar. Mundohuni te mos shpenzoni pa llogari dhe mendoni edhe për te ardhmen.

BINJAKET

Do jeni tej mase xheloze gjate kësaj dite dhe kjo do shkaktoje probleme e konflikte te mëdha. Jo vetëm qe do e lëndoni partnerin, por edhe vete do ndiheni keq. Beqaret do i kenë te gjithë planetët ne krah dhe ka shume mundësi te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar do keni sukses me shumice dhe do arrini edhe te hiqni para mënjanë.

GAFORRJA

Sot do zgjoheni me humor te mire ju te dashuruarit dhe do bëni gjithçka qe çdo moment te jete i mbushur me emocion dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do jene tërheqës pafund dhe do marrin disa propozime. Do jete ne dorën e tyre me pas nëse do duan te hedhin hapa me tej apo jo. Nëse kane për te bere investime te mëdha me mire le te presin edhe pak kohe sa te përmirësohet me shume gjendja.

LUANI

Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për te qene një dite e jashtëzakonshme. Kënaqësitë dhe emocionet do jene aq te forta saqë ne disa momente do ju duket sikur jeni neper ëndrra. Beqareve do ju rrahe zemra me fort nga sa e kishin menduar dhe do fillojnë një lidhje te begate. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura kështu qe nuk do keni për çfarë te qaheni.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te jashtëzakonshme sot. Do jeni me te hapur, me te afërt dhe me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te jene sa me realiste dhe nuk duhet kurrsesi te kërkojnë gjera te pamundura. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po bëtë disa kursime sot do keni përfitime me vone. Para hua mos jepni për asnjë lloj arsyeje.

PESHORJA

Dite mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te zjarrta e pasionante me partnerin dhe ne disa çaste do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret mund te kenë disa takime apo njohje, por ato nuk do sjellin ndonjë lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar Merkuri do ju sjelle probleme te mëdha. Po nuk patet mbështetje nga te afërmit nuk do ja dilni dot.

AKREPI

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite kështu qe mundohuni te mos prekni tema delikate sot sepse pasojat do jene te renda. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim për t'u veçuar. Financat do dobësohen goxha sepse do kryeni shpenzime te jashtëzakonshme pa u menduar aspak. Do ju dalin vështirësi goxha te mëdha.

SHIGJETARI

Sot do ndërtoni një mur te larte ju qe jeni ne një lidhje do i qëndroni shume larg njeri-tjetrit. Kjo gjë do jete ne dem te lidhjes dhe shume shpejt mund te sjelle ndarjen përfundimtare. Beqaret duhet t'i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen sepse ne vend qe te sjellin gëzim do sjellin veçse hidhërim. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi qe te mundeni nëse nuk doni probleme te mëtejshme.

BRICJAPI

Do ndikoheni pafundësisht nga Jupiteri gjate kësaj dite dhe do jeni me te hapur e me liberale me partnerin. Marrëdhënia ne çift do përmirësohet edhe me tepër pas mesditës. Beqaret do jene shume te kujdesshëm dhe nuk do joshin çdo person qe do iu dale para syve. Për ta çdo gjë duhet te ece sipas planit. Me shpenzimet tregohuni si te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos ju dalin aspak probleme.

UJORI

Çdo gjë ka për te ecur për mrekulli sot ne jetën tuaj ne çift nëse nuk tregoheni posesive dhe nuk kërkoni te dale gjithmonë e juaja. Beqaret me mire te mos nxitohen te hedhin hapa sepse disa dite me vone pritet te vijnë mundësi akoma me te mira. Gjendja financiare ka për te qene shume me e qëndrueshme se me pare pasi te gjitha sakrificat e bëra se fundmi do japin rezultat.

PESHQIT

Dite shume pasionante dhe e mbushur me emocion ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do ja hapni zemrën njeri-tjetrit dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret nuk duhet te bëjnë ato qe iu thonë te tjerët pa qene te bindur. Sektori i financave do ketë përmirësime aq te mëdha saqë edhe vete do habiteni. Po vazhduar me këtë mënyrë menaxhimi do pasuroheni shpejt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë