“Kjo histori i ka rrënjët në Surrel” tha Sali Berisha ndërkohë që i printe militantëve të opozitës në bulevard të cilët i quajti 'luftëtarë të lirisë'.  Sipas Berishës, banesa e kryeministrit Rama është një pallat krimi. Berisha tha se “aksioni i sotëm mbyllet tek selia” por pranoi se i kishte thënë militantëve “të bëjnë një xhiro dhe të njohin terrenin.”

Berisha e quajti ‘historike’ pjesëmarrjen ne protestë. I pyetur nëse "do t'i shkojë me të vërtetë Edi Ramës në shtëpi", Berisha u përgjig duke thënë "aty rreth." 

"Në Surrel do të shkojmë ne, por nuk shkojmë pa ju thirrur ju" u tha ai gazetarëve.  Ai premtoi militantëve të tij se "PD do ta shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama" dhe më pas u fut në selinë e PD-së.


Lajmi kryesor:

Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrje e ulët në bulevard! Molotovë drejt Kryeministrisë, Berisha: Objektivat e betejës sonë Qeveria, Parlamenti, Surreli