‘Do të strehohen 280 familje’, Rama në Valias ku do të ndërtohen 21 pallate të reja: Në dhjetor pritet të përfundojnë

Valiasi është një tjetër kantier i madh në Bashkinë Kamzë, ku punohet pa pushim për ndërtimin e lagjes së re me 21 pallate banimi, ku do të strehohen në kushtet komode 280 familje. Faza e parë e ndërtimit që përfshin infrastrukturën nëntokësore ka përfunduar dhe pallatet e reja parashikohet të jenë gati në muajin dhjetor, së bashku me parkimin, njësitë e shërbimit, shëtitoren, kopshtin, çerdhen dhe shkollën aty pranë.

 Për të ndjekur në terren ecurinë e punimeve ishte sot, në Valis, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili detajoi punën e realizuar brenda vetëm një muaji.

 “Puna për këto objekte parashikohet të përfundojë në muajin dhjetor, kur do të sistemohen të gjitha familjet që kanë banuar në këto pallate. Është një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metër katrorë ndërtim. Qytetarët do të vijojnë trajtohen me bonusin e qirave deri në momentin kur do të hyjnë në apartamentet e reja. E gjithë kjo punë që shikoni është realizuar brenda 1 muaji. Përveç pallateve kemi përfunduar edhe kopshtin, ka filluar gjithashtu edhe çerdhja dhe shkolla. Si kompleks banimi është me të gjitha standardet. Ka gjithashtu edhe ambiente të përbashkëta për qytetarët, me lulishte dhe kënde lojërash. Bulevardi në të dyja anët ka trotuare, gjelbërim dhe ndriçim. E gjithë zona deri në fund është urbanizuar”.- tha Suli.

 Të gjithë objektet janë pajisur me parkim nëntokësor dhe në një pjesë e tyre do të vendosen edhe njësi shërbimi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet