'Do të të mbuloj me dashuri derisa të vdesësh', letra historike e Gustav Flaubert drejtuar dashurisë së tij, Louise Colet

'Do të të mbuloj me dashuri derisa të vdesësh', letra historike e Gustav Flaubert drejtuar dashurisë së tij, Louise Colet

Poeti francez Gustav Flaubert dhe Loise Colet

Një nga historitë më të bukura të dashurisë në të gjithë botën mbetet ajo e dy poetëve francezë, Gustav Flaubert dhe Louise Colet. Gustav Flaubert e takoi për herë të parë Louise Colet në vitin 1846, kur ajo po pozonte në studion e skulptorit Jems Pradier, në Quai Voltaire. Kjo ishte një ditë me fat për shkrimtarin e ri. Colet njihej si një poete dhe si një femër shumë e bukur në atë kohë dhe kjo i bëri menjëherë përshtypje Flaubert. Vetëm një ditë pasi çifti u takuan për herë të parë, ata bënë një shëtitje të gjatë në “Bois de Boulogne”.

Më pas Gustav kaloi natën në apartamentin e bukuroshes, natë kjo që filloi lidhjen e fortë të dashurisë mes tyre. Pikërisht këto momente pasioni dhe kjo dashuri e pamundur për ta jetuar u shndërruan në pasionin e shkrimtarit për të ruajtur edhe vite më vonë vargje letrash të botës së brendshme të tij.

Nëpërmjet letrave Flaubert i rrëfen mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai has gjatë shkrimit të “Zonjës Bovari” (libër për të cilin punoi 5 vite), vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe nga jeta në tërësi.

Këto vargje janë konsideruar edhe si një pasuri e madhe e lartësisë së mendimit që ato shprehin, spontanitetit dhe stilit, duke e bërë  këtë letërkëmbim një nga më të bukurit e letërsisë. Gustav pati edhe afera të tjera dashurie por asnjëherë kaq të rëndësishme dhe të fortë si me Louise. Një nga letrat më të rëndësishme të shkrimtarit francez që është bërë e famshme është poezia e dërguar drejt bashkëshortes së tij Louise Colet në datën 15 gusht, 1846.

Do të të mbuloj me dashuri kur të të shoh herën tjetër. Me përkujdesje, me ekstazë. Dua të të mbush me gjithë gëzimet e mishit, aq sa ty të të bjerë të fikët e të vdesësh. Dua që ti të mahnitesh nga unë, dhe t’i thuash vetes tënde që as nuk i ke ëndërruar ngazëllime të tilla… Kur të plakesh, dua që ti t’i kujtosh ato pak orë. Dua që kockat e tua të thata të mbushen me gëzim kur të mendosh për to.

Letra e famshme e poetit francez, Gustav Flaubert drejtuar të dashurës së tij, Louise Colet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos