‘Do të të vras, do të shkatërroj’, ndalohet Cllevio Serbiano në aeroportin e Rinasit! E kallëzoi Noizy: Më dha ankth e frikë me kërcënimet në Tik Tok

‘Do të të vras, do të shkatërroj’, ndalohet Cllevio Serbiano në aeroportin e Rinasit! E kallëzoi Noizy: Më dha ankth e frikë me kërcënimet në Tik Tok

Noizy dhe Cllevio Serbiano

TIRANË- Armiqësia në Tik Tok mes Cllevio Serbianos dhe reperit Rigels Rajku (Noizy) është shndërruar nga një show për audiencën besnike që i ndjek në rrjete sociale duke përfunduar me një ndalim nga policia të Kleviol Ahmetit në aeroportin e Rinasit. Pas kërcënimeve me jetë, përndjekjeve dhe videove me fjalor banal kushtuar këngëtarit, Noizy e ka kallëzuar në polici Ahmetin, madje sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi reperi është shprehur se i ka shkaktuar frikë e ankth nga kërcënimet e bëra nga ky i fundit në Tik Tok. 

Kjo ‘luftë’ mes dy personazheve mjaft të njohur në rrjete sociale vijon prej kohësh. Personazhi i njohur në Tik Tok Kleviol Ahmeti, ka publikuar video të shpeshta kushtuar reperit ku përpos se e fyen dhe e ofendon me fjalor banal, e kërcënon me jetë madje edhe shpesh i ka thënë se do e shkatërrojë.

Si nisi armiqësia e 'gangos' së Tik Tokut dhe reperit: 

‘Lufta’ mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt ka nisur fillimisht si rivalitet i këngëtarësh të muzikës rrep. Në këtë rrymë muzikore, shpesh të rinjtë krijojnë përplasje mes njëri-tjetrit për të marrë më shumë vëmendje dhe për të treguar forcën me anë të teksteve dhe rimave. Estrada shqiptare ka njohur kryesisht përballjen e Noizyt (Rigles Rajkut) dhe Stresit (Arkimed Lushaj), të cilët shumë vite më parë kishin krijuar një përballje mes njëri-tjetrit duke i ndarë edhe fansat në dy kampe, por që sot e kanë lënë pas të shkuarën dhe janë miq. Kjo përballje u bë trend. Çdo reper i ri krijonte edhe një rival për të qenë edhe më aktiv me muzikën që bënte dhe me famën që merrte. E tillë nisi edhe përballja mes Noizyt dhe Cllevio Serbianos,  i cili është mik i ngushtë me Stresin prej 20 vitesh. Kjo përballje e dy të rinjve vijoi me përplasje në rrjete sociale ku secili prej tyre tregon forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin. 

Noizy e ka bërë përgjegjës 36-vjeçarin edhe për tritolin e vënë në lokalin e tij në Durrës në qershor të 2022, ku është shprehur se i vetmi që ka konflikte është Kleviol Ahmeti.

Kjo ‘luftë’ mes dy të rinjve vijoi e ashpër edhe në rrjete sociale, ku secili prej tyre tregonte forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin. Një muaj më pas, ata kanë pasur edhe një sherr fizik në lokalin e Rigels Rajkut, çka u pasua edhe me një arrestim të Kleviol Ahmetit në korrik të 2022. Por, pasi la qelinë dhe iu caktua masa “Arrest shtëpie”, Ahmeti rifilloi atë që kishte lënë pezull jashtë, duke vijuar kërcënimet dhe sharjet në rrjete sociale ndaj Noizyt.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020

Procesverbali për Cllevio Serbianon

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Avokati: Cllevio Serbiano u arrestua si i 'dashuri' i Noizyt

 

Avokati Ndue Pjetra ka reaguar pas arrestimit të Cllevio Serbianos, i cili ra në pranga ditën e sotme në Rinas pas denoncimit nga rreperi Noizy.

Ai shkruan se Kleviol Ahmeti, ose siç quhet ndryshe Cllevio Serbiano, “është arrestuar si i dashuri i Noizyt”.

Ai thotë se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.

“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.

Ndue Pjetra ka bërë thjesht një koment për situatën, pasi Cllevio Serbiano mbrohet Sokol Tahiraj.

Neni 121
Ora 12:26
U ndalua në Rinas pas kallëzimit të Noizyt, kush është Cllevio Serbiano dhe si nisi armiqësia e ‘gangos’ së Tik Tok-ut dhe reperit

1681640808_1654593817pjimage3.jpg

Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano është ndaluar sot nga policia pas një kallëzimi të reperit Rigels Rajku (Noizy) pasi ky i fundit e ka kërcënuar me jetë në Tik Tok.

Por kjo armiqësi nuk është fare e freskët. Ky rivalitet mes dy personazheve të njohur në rrjete sociale, ka një dinamikë më të hershme.

Noizy, prej vitesh reper në estradën shqiptare shpesh e ka akuzuar se Cllevio përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij, për famë. Noizy e ka bërë përgjegjës 36-vjeçarin edhe për tritolin e vënë në lokalin e tij në Durrës në qershor të 2022, ku është shprehur se i vetmi që ka konflikte është Kleviol Ahmeti.

Kjo ‘luftë’ mes dy të rinjve vijoi e ashpër edhe në rrjete sociale, ku secili prej tyre tregonte forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin. Një muaj më pas, ata kanë pasur edhe një sherr fizik në lokalin e Rigels Rajkut, çka u pasua edhe me një arrestim të Kleviol Ahmetit në korrik të 2022. Por, pasi la qelinë dhe iu caktua masa “Arrest shtëpie”, Ahmeti rifilloi atë që kishte lënë pezull jashtë, duke vijuar kërcënimet dhe sharjet në rrjete sociale ndaj Noizyt.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, tha Kleviol Ahmeti aso kohe.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 17/04/2023 04:33

    Ne shkolle ky clevio ka qene nje nga me injorantet, i paditur, mezi lexontee shkruante, kurse sot eshte bere Vip tiktoku dhe shpernadares droge. Si u be ky plehra te kercenoje nje tjeter, çudi e madhe. LLum ka qen, injorant, i pashkolle, por keq s'i bente njeriu, kurse sot edshte bere gangster. Fatin e tyre edhe ai do kete.

    Përgjigju
  • Elton: 17/04/2023 01:28

    Më e pakta që mund ti ndodhte.Na rruajti lesht duke sharë gjithkënd në internet,fytyr e keqe

    Përgjigju
  • Drenova: 16/04/2023 22:55

    Noizy po përgatit terrenin për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes. Përforcuar nga denoncimi i sotëm

    Përgjigju
    • Klevi: 17/04/2023 14:54

      Perse ti mendon se ka guxim noizy te vrase njerez, qe dhe per denoncimin ne polici shkoje me plakun e vet?! LOL

  • Gripi: 16/04/2023 17:17

    Burgu i tbote ik, ndersa ky psikopati i lushnjes i thote eja hahahaha. Le te rrije tani me pedagogun te vazhdoje leksionet hahahahaha Sikur ti japin 4 vite burg per petndjekje do vrase veten ne burg hahhaha rrace idioti i droguar qe duhet bere shembull.

    Përgjigju
  • Stersi: 16/04/2023 16:07

    Sa lek ka noizy e varros per se gjalli ate te shemtuarin po sdo te ndyj duart me nje brezaq m.ti si ai lushnjari llum.

    Përgjigju
  • Firma: 16/04/2023 15:58

    Shikoni firmen hhahah 44 sakrifica

    Përgjigju
  • Erbis: 16/04/2023 15:03

    Keta jane llum e kaluar llumit, rrace e prishur dhe robshk.... Njerez te degjeneruar

    Përgjigju
  • Ardi: 16/04/2023 14:32

    Vetem kengetar nuk jan keta te dy po jsn funderrina ,plehra dhe familje funderrinash

    Përgjigju
  • raku: 16/04/2023 14:21

    keta nuk duken si kengetare. Mos jane anetare te bandave te droges!!!

    Përgjigju
  • Kleizy: 16/04/2023 14:09

    Na plasi rraku per këta të dy. Dy dhaiare me pak ne bote.

    Përgjigju
  • Klevkario: 16/04/2023 12:31

    Si i lejoni me egzistu kto vemje, dergoni njesite speciale thy kembe e duar dhe mbarojme pune se na rrujte k... lloj lloj zhulsi tu bo te fortin. Mi le nja 1 ore se i mesoj une hetuesine..

    Përgjigju
  • goni: 16/04/2023 12:21

    mbetje tranzicioni qe transmetojne injorance dhe helmojne rinine nepermjet muzikes se tyre qe percon materializem ,dhune dhe te qenit siperfaqesor....

    Përgjigju
  • Shqipo Hesapi: 16/04/2023 12:19

    Ne fund perqafohen puthen e nduken duke gezuar qe nje tufe budallenjsh presin me nje fryme se cfar do ndodhi mes ketyre dy rrotave te...

    Përgjigju
    • pesa: 16/04/2023 13:32

      ore i jap un ca €€ donacion per te ber nje spital psikiatrik te hajrit. e cojm kte e ca si ky qe na del tash e par ne youtube e tiktok.burgu esht pak per kte psiqikun..

    • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 16/04/2023 12:58

      Pikerisht, shqipo hesapi… rrace injorante shqipot! Prandaj ikin te arsimuarit nga ky vend, sepse VIP ketu konsiderohen injorantet! S’behet ky vend.

  • redi: 16/04/2023 12:03

    shume fytyre e keqe.

    Përgjigju
    • Vareja: 16/04/2023 14:54

      .3410698838

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër

Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër