Cllevio nuk zë mend nga sherri me Noizyn, sapo lë qelinë e fton për përballje tjetër: Zgjidhe vendin, por të mos kesh lepurusha mbrapa

Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano ka lënë qelinë mbrëmjen e djeshme. Pas sherrit me Noizyn në lokalin e këtij të fundit në Durrës, u vu në pranga pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e kaluar, kur po shkonte në shtëpi, e pritën miq të shumtë të cilët tregonin pamjet live në rrjete sociale ku dukej se Cllevio ishte i buzëqeshur dhe në gjendje shumë të mirë. Sapo shkëmbeu puthje me të dashurën e tij, mori telefonin në dorë për të hyrë në rrjetet sociale.

Menjëherë nisi të fliste për sherrin me Noizyn duke treguar se kishte shkuar për t’i kërkuar falje, por ngjarja agravoi. Megjithatë duket se nuk ka zënë mend dhe e ka ftuar për një përballje tjetër.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, vazhdoi Cllevio.

Kujtojmë se kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese