'Do të të vras'/ Kotzias kërcënohet sërish me jetë, Tsipras: Vepër e nacionalizmit të verbër

'Do të të vras'/ Kotzias kërcënohet sërish me jetë, Tsipras: Vepër e nacionalizmit të verbër

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias

ATHINE - Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është kërcënuar përsëri me jetë. Një person i panjohur, që ka telefonuar në mënyrë anonime në numrin e telefonit të shtëpisë së tij, i ka thënë ish-ministrit grek se do ta ekzekutojë.

Vlen të përmendet se Kotzias është kërcënuar edhe në të kaluarën, të paktën dy herë, e madje në adresën e tij janë dërguar zarfe me plumba pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës. Sipas disa burimeve policore, kërcënimet e reja u janë atribuuar përpjekjeve të tij për kontrollin e fondeve sekrete.

Pasi është mësuar lajmi, kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Twitter, duke thënë se “kërcënimet ndaj jetës së Nikos Kotziasit përbëjnë një tjetër provë se në çfarë udhëkryqi çon nacionalizmi i verbër dhe kultivimi i urrejtjes”.

Sipas kryeministrit grek, Nikos Kotzias i shërbeu vendit të tij me përkushtim dhe vendosmëri si ministër i Jashtëm, e askush, me çfarëdolloj preteksti, nuk mund të vërë në dyshim patriotizmin e tij dhe për më tepër ta kërcënojë me jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 20/12/2018 21:36

    Ne qofte se shteti grek nuk merr masa dhe te distancohet nga fashistet,ka per ta pesuar keq edhe kesaj radhe relacionet e ngushta me ate lloj bagetie.Nje gje eshte e sigurt,qe historia e Qipros mund te perseritet sa here qe fashistet pretendojne token e tjeter kujt dhe bejne patriotin duke bere terror.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja