KUKËS- Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi kishte kanosur për jetën vjehrrën e tij nëpërmjet telefonit.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari Halim Matmuja, banues në Pobreg, kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas.
36-vjeçari u arrestua për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Kanosja".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.