Një 13-vjeçare ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë, tha një burim policor i Gazetasi.al. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.
“Isha në bankë dhe kërkova leje për të shkuar për nevojat e mia personale në banjë, – kujton nxënësja e klasës së shtatë. – Por nuk mund ta thosha me zë të lartë, sepse i dija unë nevojat personale që kisha”. Vajza i thotë policisë se sapo kërkoi leje, mësuesja e anglishtes komentoi: “I dimë ne hallet e kësaj”. “Duke qenë se kisha hall, e ofendova: ‘përse s’më lini të shkoj në tualet, i thashë debile, i di unë hallet e mia’”, ka nxituar vajza të thotë në sy të klasës dhe sipas saj, pikërisht këtu mësuesja i ka kërkuar llogari: “Çfarë the? Me kë e kishe? Thuaje dhe njëherë?”.
Nxënësja i thotë policisë se e mërzitur, ajo ka vijuar ta ofendojë mësuesen që nuk i dha leje. Në këtë pikë, mësuesja e ka kërcënuar dhe bullizuar, sipas saj. “Më urdhëroi të shporresha nga klasa, më tha se do më tërhiqte zvarrë, por unë qëndrova në bankë e ulur dhe duke e parë, i thashë hajde”. Siç kuptohet nga denoncimi i fëmijës, ajo nuk ka lëvizur në asnjë moment dhe këtu ka ndodhur sulmi ndaj saj. Pas bullizimit, fëmija kujton se u sulmua nga mësuesja. “Ajo erdhi tek banka, më kapi për flokësh u përpoq të më tërheqë, kërkoi të dilja jashtë, më shtyu deri tek banka e dytë, duke bërtitur dil jashtë”.
Sipas policisë, pas këtij çasti, ajo është drejtuar për në banesë, ku dhe i ka treguar të ëmës se çfarë i kishte ndodhur në klasë, duke iu qarë asaj se ishte bullizuar dhe madje, se mësuesja kishte vënë dorë ndaj saj.
Policia i tha Gazetasi.al, se pas rrëfimit të fëmijës në prani të psikologut dhe të ëmës, thërriti menjëherë mësuesen. Por mësuesja ka folur për karrierën e saj, duke kujtuar se kishte shtatë vite në këtë profesion dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt. Dita e mosmarrëveshjes me fëmijën, nisi për shkak të mos vëmendjes së nxënëses.
“Ajo nuk ishte e përqendruar, luante në telefon. Në një moment, që të përqendrohej, i mora telefonin nga dora. U bë agresive dhe m’u drejtua” ‘O zyshe, o zyshe’, por s’më tha se kishte ndonjë problem. Doli në klasë dhe më ofendoi para nxënësve: ‘Kjo qenka debile fare’”. Policia përmend për Gazetasi.al, se në dëshminë e saj, mësuesja insiston se nxënësja kishte varësi nga telefoni dhe shpesh ishte munduar ta fokusonte në mësime.
“Kjo nxënëse nuk më kërkoi për asnjë moment se donte të shkonte në tualet. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nxënësit e klasës. Në asnjë moment nuk e kam bullizuar dhe as e kam prekur. Është e vërtetë që i kam kërkuar të dilte jashtë derisa të qetësohej dhe këtë çështje e kam sqaruar edhe me nënën e saj”, – deklaron mësuesja. Policia i thotë Gazetasi.al, se pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ua ka bërë të qartë se në rast problemesh të tilla, duhet të ndjekin rrugën ligjore, por cila është ajo, asnjë nga palët nuk e di./Gazeta Si
mjafton te deshmojne femijet qe ishin ne klase per t ekuptuar kush genjen si fillim ,pastaj masat perkatese ,end of story
PërgjigjuFemije bastard. Si guxon nxenesja t'i thote mesueses debile. Duhet perjashtuar automatikisht. Mesueses i lumte dora!
PërgjigjuNjë mesues që kerkon dhe imponon edukate nuk ka te paguar prandaj kuptohet që sot një nene e mirë vlen sa 100 mesues, në fakt mesuesi Nga ora 08:00-13:15 eshte njeshi që edukon femijen pastaj prindi! Lind pyetja a duhet të bëhet me orar kufizuar për femije nën 16 vjec vetëm 1-4 orë në dite internet ? Mesuesi ska te paguar ! Edhe pak do na I marre edhe Ato Gjermania do mbetemi me mësues Gjinin e portokallise (lol)! Urojme qe nxenesi dhe prindi ta kuptojne që mesuesi I mir dhe femije i mirë = shoqeri e arrirë!!!
PërgjigjuKjo lloj pjelle duhet varur me kokë poshtë nga llastiku brekve, as turp as respekt për mësuesen, për cfar do i duhet shoqërisë kjo lloj mostre?!
PërgjigjuKujtoj nje emision tek Fevziu kur u shfaq nje video me nxenes qe i hodhen koshin me plehra mesuesit. Fevziu pyeti zv.ministren e arsimit te asaj kohe:si duhet te veproje mesuesi ne kete rast? Me paturpesi zonja Malaj iu pergjegj: mesuesi duhet ta marri me sportivitet. Prandaj sot jemi ketu ku jemi.
PërgjigjuZonje Malaj? Ajo eshte cikllop ti i thua zonjë...
Ç'turp ti thuash mësueses debile! Nuk e di po edukata a shoqërisë ka prekur fundin.
PërgjigjuKjo vajza e vogel duhet te jete fytyra dhe karakteri i mamase se saj kafshe. Uroj qe nena e kesaj vajze te perfundoj sa me shpejt dyerve te komisariateve te policise per hallet e saj te verteta. I thote femija i vogel mesueses debile????? Skandal!!! Shkolla duhet ta perjashtoje kete femije me prinder te paedukuar dhe maskarenj. Shkin ne policine e shtetit te denoncosh se tr kane vjedhur dhe policia te sollorat aq sa thua me vete ohuu ne djall te shkoje po e le fare. Per mamane e kesaj qenkan hapur dyert...Turp!! Edhe babai kesaj femije duhet te jete model trapi. Mire qe mesuesj nuk ishte mashkull se me mashtrimet e ketyre do ishte ne burg sot si pedofil.
PërgjigjuKjo prindi qeka rrote k.. ve qe mbeshtet vajzen e saj qe me gjithe mend qeka debile
Përgjigjumesuesia ka te drete ,pse cfare u be shkolla hane me dy porta jo le te hane dhe buke ne oren e mesimit
PërgjigjuCelularet duhen fikur dhe mbledhur dhe te jepen vetem ne fund te orarit.Kam pershtypjen se kjo nxenesja genjen.Ne radhe te pare,te gjithe kemi qene ne shkolla dhe nuk kemi pasur kurre turp te kerkojme leje te shkojme ne banjo.gjithashtu dhe mesuesit na kane lejuar gjithemone,me perjashtim te rasteve kur kishim provim.Nxenesja sipas fjaleve te saj ka qene mes klasash(midis oreve te math. dhe angl.)pra ishte e lire ne 5-minuteshin e famshem.Dhe me intrigon perdorimi i fjales /hallet e mia/,me perjashtim te rasteve biologjike,te cilat cdo mesues i kupton po t'ia thuash,se nuk eshte turp,njerez jemi,per te vetmen gje qe me shkon ne mendje,jane /halle celulari/,mesazhe shokesh e dashnoresh qe u duhet pergjigjur patjeter dhe i vetmi vend ku mund t'a bente eshte W.C.Pastaj ato fjalet e medha dhe veprimet e perdorura nga te dyja palet jane thjesht shprehje frustimi.
PërgjigjuMjere mesuesit me cfare nx.punojne.Si nuk kane turp keto nena
PërgjigjuMjere shoqeria jone cfare femijesh rrisin keta prinder
Ne fakt mjere mesuesit me cfare prinderish kane te bejne....
Te shkretat mesuese me ke u bie te merren. Keta lloj femijesh pa pike edukate qe c'nuk nxjerrin nga goja dhe u duhet ferkuar koka. Cfare i mbetet mesueses? Drejtori jo, nxjerrje jashte jo, thyerje notes ne sjellje jo, si i bie te veproje?
PërgjigjuFajin e ka e jema qe e mbeshtet e i duket normale te shaje vajza mesuesen debile e pastaj ka goje te thote se po bullizohet. Mjere kush ka risk te merret me cafka te tilla