Mjeku shkodran preket nga COVID-19, familjarët apel për ndihmë, do të trajtohet në Turqi

 Mjeku shkodran preket nga COVID-19, familjarët apel për ndihmë, do të trajtohet në Turqi

Mjeku Eno Kanani

Eno Kanani mjeku shkodran i cili është prekur nga COVID-19, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ai pritet të transportohet nëTurqi për të marrë një trajtim më të specializuar.

Familjarët në pamundësi për të paguar transportimin drejt shtetit Turk, u kanë bërë apel për ndihmë të gjithë qytetarëve duke ngritur një fushatë për mbledhjen e fondeve.

David Hosaflook i cili është dhe organizatori i fushatës , shkruan se sipas informacioneve të marra dhe falë fondacioneve të dhuruara në rrjet, është siguruar edhe mjeti me të cilin ditën e diel, mjeku, babai i tre fëmijëve, do të transportohet drejt spitalit të  Turqisë për të marrë mjekimin e duhur.

Eno kanani ka qënë edhe predikues i Kishës Ungjëllore "Shpresë për Shkodrën" ku herë pas here mbante trajtesa nga pjesë të biblës.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike