Sot do të udhëtonte drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet me familjen, gjendet i pajetë në rrugë 38-vjeçari shqiptar në Itali! Mister shkaqet e vdekjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Ai duhet të ishte në shtëpi pranë dy fëmijëve dhe bashkëshortes për të kaluar pushimet, por 38-vjeçari Mikel Gjini, u gjend i pajetë në një rrugë pranë banesës ku jetonte në Ferrara të Italisë.

Ende një mister i pazgjidhur është vdekja e emigrantit shqiptar i cili punonte si murator për të suportuar financiarisht familjen e tij, e cila ndodhet në Lezhë.

Trupi i pajetë i burrit, u gjet orët e para të mëngjesit të djeshëm nga disa kalimtarë, me dëmtime të rënda në trup.

Fillimisht hetuesit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ngritën hipotezën se shqiptari ra nga një lartësi, por shumë shpejtë kjo hipotezë u hodh poshtë.

Më pas në skenën e hetimit, hyri mundësia se 38-vjeçari mund të jetë goditur nga ndonjë makinë, por edhe mbi këtë ka ende dyshime.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe kushëriri i tij, i cili gjithashtu është edhe punëdhënësi i tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, ka qenë në shtëpi prej një jave pasi kishte pësuar një dëmtim teksa po punonte. Netët e fundit ka fjetur tek e motra në Porotto”, tha ai.

Duke folur për kushëririn e tij që tragjikisht humbi jetë për shkaqe ende të panjohura, tha se ishte i lumturë pas kishte prerë biletën dhe të nesërmen do të kthehej në shtëpi në Lezhë për të kaluar pushimet me familjen e tij.

Hetuesit ende po punojnë për të zbuluar shkaqet misterioze që i morën jetën 38-vjeçarit, Mikel Gjini.

J.GJ./J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e largon dot Sali Berisha nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e Sabrinës, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin! Liruan nga burgu burrin vrasës, 2 muaj para se t'i merrte jetën 23 vjeçares