Binner bashkë me Bashkësinë Humaniste të Britanisë ka ndërmarrë dhe një nismë për t’u dhënë të drejtën individëve që vuajnë nga sëmundje terminale t'i japin fund jetës.
Vitin e kaluar Gjykata e Lartë në Britani ndaloi doktorët që të ndihmonin një pacient për t’i dhënë fund jetës. Por, shumë persona ashtu si Binner udhëtojnë në Zvicër për të vdekur.
Në LinkedIn Binner bën të ditur se do të vdesë të hënën, ndërsa në një video të publikuar në Facebook tregon detaje mbi planin e tij për funeralin.
“Do të vdes në Zvicër... të hënën më 19 tetor 2015 dhe funerali im do të jetë të premten më 13 nëntor 2015”, shkruan 57-vjeçari.
“Sëmundja ime po përparon shpejt. Kirurgu fillimisht më tha se mund të jetoja deri në 2017/2018, por ishte gabuar – nuk ka asnjë shqetësim, nuk është një shkencë ekzakte!”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)