Brikin Rusta dhe Emanuel Rrapushi, të cilët tentuan të vrasë Mariglen Hidën në Elbasan janë lënë në burg. Ai kishte tentuar të vriste Hidën, të dënuar për drogë, për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin.
Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. Ai u identifikua dhe pas 4 ditësh në liri, u arrestua.
Edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç u la në burg se nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e Boiken Bahitit, ku u ushtruan kontrolle menjëherë pas tentativës për vrasje.
Këtij të fundit ju gjetën në banesë 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.