'Do t'i djegë fëmijët për së gjalli', kërcënohet Behgjet Pacolli! Arrestohet autori, u hoq si prokuror i Kosovës

'Do t'i djegë fëmijët për së gjalli', kërcënohet Behgjet Pacolli! Arrestohet autori, u hoq si prokuror i Kosovës

Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar me jetë familjarët e ish ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli duke i kërkuar para. Këtë lajm e bëri të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili shkruan se personi që e kërcënoi u arrestua mbrëmjen e djeshme.

Sipas Murselit , autori është hequr si prokuror i Kosovës dhe ka kërcënuar Pacollin se do i rrëmbejë dhe djegë fëmijët e tij për së gjalli.

"Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me inicialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t'i rrëmbejë dhe do t'i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra", shkruan Murseli.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës dhe vetë Pacolli, i cili është shprehur se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që t’i ndjekë penalisht personat të cilët e kanë kërcënuar familjen e tij.

Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime”, ka shkruar Pacolli.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 04/05/2020 10:27

    Eshte e morale te kerkohet pergjegjesi,(rasti I Astrit Deharit).Por, eshte po ashtu e moralshme me dhene pergjegjesi,(rasti I tejdukshem I studentit te posdiplomes Musliu)qe edhe pse i semuar dhe I deshmuar para "shtetit e pushtetit",ne diten me diell, dhunshem vendoset ne "karantine"ku kryhet vetevrasja-vrasja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja