“Do t’i ndjekim faktet kudo…”! Zotohet kryeprokurori i SHBA: Do përgjigjen para ligjit të gjithë autorët e sulmit të 6 janarit, në çdo nivel!

“Do t’i ndjekim faktet kudo…”! Zotohet kryeprokurori i SHBA: Do përgjigjen para ligjit të gjithë autorët e sulmit të 6 janarit, në çdo nivel!

Merrick Garland

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, u zotua të mërkurën të mbajë përgjegjës këdo që është përfshirë në sulmin e vitit të kaluar në Kapitol, pavarësisht nëse ata kanë qenë atje fizikisht apo jo.

Në një fjalim para punonjësve të Departamentit të Drejtësisë, zoti Garland tha se prokurorët mbeten “të përkushtuar për të mbajtur të gjithë autorët e dhunës së 6 janarit, në çdo nivel, përgjegjës sipas ligjit”.

Komentet e tij vijnë vetëm një ditë para përvjetorit të parë të sulmit në Kapitol dhe pasi Departamenti i Drejtësisë është përballur me presion të shtuar nga disa demokratë për t’u përqëndruar më shumë në veprimet që mund të kenë frymëzuar mijëra protestues, mbështetës së zotit Trump për të sulmuar ndërtesën e Kongresit.

“Ne do t’i ndjekim faktet kudo që ato të na çojnë”, tha zoti Garland në fjalimin e tij. “Veprimet që kemi ndërmarrë deri më tani nuk do të jenë të fundit.”

Hetimi për sulmin në Kapitol është më i madhi në historinë e Departamentit të Drejtësisë. Deri më tani, më shumë se 700 persona janë arrestuar dhe 350 të tjerë janë ende në kërkim nga FBI-ja, duke përfshirë 250 prej të cilëve akuzohen për sulme ndaj oficerëve të policisë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Merick Garland detajoi gjithashtu sulmet serioze ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, duke përshkruar në detaje se si oficerët u rrahën dhe u qëlluan me armë elektrike trullosëse. Gjatë trazirave të janarit, një oficer u rrah dhe u godit me një armë elektrike trullosëse në mënyrë të përsëritur derisa pësoi infarkt të zemrës; një tjetër shkumonte në gojë dhe bërtiste për ndihmë, ndërsa protestuesit e dhunshëm e godisnin atë në kokë me tytën e armës së tij.

“Ata që janë përfshirë në këto vepra duhet të mbajnë përgjegjës dhe nuk ka asnjë përparësi më të madhe se kjo për ne në Departamentin e Drejtësisë”, tha zoti Garland./VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?