1759760966_gjonshkambi.png

Detaje tronditëse dalin në dritë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi kishte paralajmëruar publikisht për konfliktin për pronën gjatë një emisioni televiziv duke kërcënuar se do të hidhte në erë godinën e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen "Skanderbeg".

Për ironi të fatit, emisioni "Shihemi në Gjyq" është transmetuar në 6 tetor të vitit të kaluar, si sot një vit më parë.

“Ja gjej unë formën se si me e liru. Si ta minoj në 4 qoshet se është prona ime. E kam me certifikatë. Të gjithë do t’ju hedh në erë. Po ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë.”, thotë Shkambi gjatë përballjes me personin që po fliste lidhur me këtë çështje.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së hënës, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij. Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Pas krimit, ai iu dorëzua patrulës së policisë në dalje të gjykatës. Mister mbetet se si u thye siguria e gjykatës duke u futur brenda një person i armatosur.


Lajmi kryesor:

Vrasja e gjyqtarit/ Arrestohet autori e xhaxhai! Në pranga edhe roja e sigurisë, policia: Detektori sinjalizoi prezencën e metaleve, por s’u çua nga karrigia