SARANDË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të trafikojë një të mitur. I riu i identifikuar si Xhoni Qëndraj, është arrestuar në pikën kufitare të Sarandës, ku edhe ka bërë rezistencë me qëllim kalimin e kufirit bashkë me 17 vjeçaren.
Xhoni Qëndra kërkohej nga policia si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four", ku u dokumentuan 10 vjedhje si motora, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj..
Njoftimi i plotë:

Sarandë
Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen "Partizani" Vlorë.
Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.
Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.
Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four" më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.
Komente

