
Në dosjen e SPAK për aferën me tenderin e tunelit të Llogarasë, zbardhen mesazhe të zv.kryeministres Belinda Balluku me vartësin e saj, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”. Berberi i thotë Ballukut që të lënë një datë për takimin me biznesmenin turk, duke iu referuar si "plaku i ASL" që të firmosë pasi ku i fundit kishte nënën e tij në intubim.
Pjesë nga biseda:
Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke për mbarë të takosh plakun e ASL që t’i them të vij, se të ëmën në intubim. T’i them të enjten?”
Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Ditën që do firmosë, pra nesër ose pasnesër. Pse gjallë e ka nënën ai?”
Në orën 16:06–16:07, Evis Berberi: “Ok. Po he pra. Gjallë e paska”.
Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën, megjithatë do lajmëroj prapë”.
Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Të rrojmë vetë, ç’të them”.
Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vijnë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakord me draft-kontratën”.
Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper... Kur do ta bëjnë kompaninë?”.
Në orën 14:29–14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistrojë. Po tha, vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe regjistrohet në Shqipëri. Që ta firmosë të hënën”.
Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurisht”.
Më pas në një tjetër moment, Berberi i thotë Ballukut se e kishte lënë datën e takimit, ndërsa kjo e fundit i thotë që të përmbyllë kontratën se është e rëndësishme. Më tutje, zv.kryeministrja i thotë Berberit, kur ky i thotë nëse duhet të jetë në takim, i thotë "jo jo e kam që të vë para përgjegjësisë mustaqen".
Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vijnë të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18:00 po të hënën. Kontratën ta firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vij plaku i ASL të takojë?”.
Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit i lashë në 10 për kontratën, pastaj shkoj atje. Ok”.
Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme. Më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni”.
Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.
Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.
Në orën 13:35, Evis Berberi: “Unë duhet të vij bashkë me ASL në 14:30?”.
Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo, e kam vetëm që ta vë përpara përgjegjësisë mustaqen”.
Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.


Lajmi kryesor:
DOSJA/ Tuneli i Llogarasë, provat e SPAK për Ballukun: Ministrja mbikëqyri çdo hap në të dy garat, 'anuloni urgjent' tenderin e parë, në të dytin paracaktoi turqit












